![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi përdorte motorin e një mikut të tij për të ofruar kokainë në shtëpi.
I riu u ndalua dje nga policia në rrugën Landucci të Firenzes, pasi u vu re duke i dhënë një dozë kokainë dy burrave në një makinë.
Në xhepat e tij të pantallonave, ai kishte edhe 25 doza të tjera me një total prej 40 gramësh.
Ditët e fundit, i riu ishte parë duke kryer dërgesa të dyshimta në zonat e Coverciano dhe Campo di Marte. Kjo bëri, që hetuesit të rrisnin monitorimin ndaj tij.
Shfaq Komentet (0)