BOTA

“Ato që do ndodhin do jenë katastrofike”

12:40 - 11.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me një hap të pazakontë 700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike.




Në apelin e publikuar nga gazeta “Liberation” ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale. Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me “ndryshime të menjëheshme në kuadër të objektivave të qarta dhe ambicioze” deri në vitin 2023.

Një marrëveshje është shumë pak
Ndryshimi i klimës është realitet gjithnjë e më shumë i ndjeshëm, shkruajnë studiuesit. Si për shembull përmes rritjes së temperaturave mesatare, shkrirjes së akullnajave, rritjes së nivelit të detit, shkatërrimit të ekosistemeve.

“Fjalimet nuk mjaftojnë siç e tregojnë shifrat e emetimeve të gazrave karbonikë”, kritikojnë ekspertët, ku bëjnë pjesë edhe fizikantë dhe ekonomistë.

Studiuesit kritikojnë ngadalësinë e ecjes përpara të luftës kundër ngrohjes globale. Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit, 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 grad Celcius. Por një projekt i përmasave të tilla nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie, theksojnë studiuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.