![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 23-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri më 7 Shtatorit në Nju Jork .
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fourth Avenue”, ndërsa deri më tani ende nuk janë zbardhur shkaqet e vrasjes së tij. Ndërkohë policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorin, i cili është shpallur në kërkim.
Mësohet se, personi i cili i dha ndihmën e parë Grei Frashërit ishte një agjent i Shërbimit Sekret jashtë detyrës.
Ka qenë pikërisht agjenti i cili njoftoi ambulancën dhe më pas policinë për ngjarjen e ndodhur në zonën e Bruklin. Por, dhe pse arriti që të jetonte derisa të nisje në spital i riu shqiptar nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Për arsye sigurie, policia nuk e ka identifikuar agjentin i cili u përpoq që të mbante në jetë Grei Frashërin.
Shfaq Komentet (0)