BOTA

Autoritetet lokale thirrje qytetarëve: Mos konsumoni më mish qeni

20:53 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në disa vende aziatike, kryesisht në Vietnam, qeni nuk është thjesht një kafshë që ruan shtëpinë, por mishi i tij shërbehet edhe në tavolina.




Një gjest që në shumicën e shteteve quhet i pështirë, por që për vietnamezët nuk përbën ndonjë problem.

Por duket se të parët që po ndërgjegjësohen janë autoritetet lokale, e për këtë arsye zyrtarë të kryeqytetit Hanoi po u kërkojnë qytetarëve që të heqin dorë nga konsumi i mishit të qenit, pasi ky gjest mund të dëmtojë reputacionin e qytetit, si edhe për arsye shëndetësore pasi mund të transmetohen sëmundje të ndryshme.

Sipas Komitetit të Popullit të Hanoit, heqja dorë nga kjo traditë do t’i jepte kryeqytetit imazhi e një qyteti të civilizuar e modern. Në Hanoi janë të paktën 1000 dyqane që shesin mish qeni dhe macesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.