Rajoni

Referendumi në Maqedoni, VMRO-DPMNE: Çdo qytetar të pyesë zemrën

16:45 - 12.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një debati maratonë partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE mori vendim përfundimtar për referendumin e 30 shtatorit. Sipas VMRO-DPMNE-s çdo qytetar duhet të vendosë vetë se a do të votojë dhe se si do të votojë në referendumin për emrin më 30 shtator.




Megjithëse VMRO do të zhvillojë fushatë aktive, ajo nuk do t’i udhëzojë qytetarët që të bojkotojnë referendumin, të votojnë pro apo kundër Marrëveshjes së Prespës. “Kjo nuk është çështje vetëm e VMRO-DPMNE-së apo LSDM-së, por e tërë Maqedonisë. Në këtë moment historik,

VMRO-ja pas konsultimit me qytetarët për bojkotim apo kundërshtim të referendumit dhe pas konsultimeve me ndërkombëtarët dhe anëtarët e partisë, e ka vlerësuar sërish marrëveshjen si të dëmshme për Maqedoninë, prandaj ne do t’ua lemë qytetarëve që vendimin për referendumin ta marrin në bazë të vlerësimit vetiak. Dëgjoni zemrën tuaj dhe veproni si duhet”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe shtoi: “Në fund Maqedonia do të fitojë”.

Mickoski tha gjithashtu se marrëveshja nuk është e pranueshme për VMRO-DPMNE sepse me të ndryshohet Kushtetuta, ideniteti kombëtar dhe shtetëror.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.