LIFE STYLE

1, 2, apo 3 vite… Sa gjatë duhet të qëndroni lidhje para se të martoheni

15:31 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përpara se të shkoni drejt martesës, më mirë është të prisni dhe ta shijoni lidhjen. Kështu kanë zbuluar hulumutuesit. Kjo sepse duke pritur, ia rritni vetes shanset për të qëndruar së bashku përgjithmonë të lumtur.




Hulumtuesit e universitetit Emory kanë anketuar rreth 3,000 persona të martuar për shumë aspekte rreth dasmës dhe martesës së tyre në përgjithësi.

Studimi ka gjetur shumë informacione interesante, por më interesantja ka qenë lidhja mes periudhës sa janë së bashku një çift para martesës dhe sa shumë zgjat martesa.

Kur janë krahasuar me çiftet që kanë qenë së bashku një vit para martesës, çiftet që kanë qenë dy vjet bashkë para martesës kanë pasur 20% shanse më të ulëta të divorcit.

Por, shanset e divorcit janë zvogëluar për 50% te çiftet që kanë qëndruar në lidhje tri apo më shumë vjet para martesës.

Pra, ky është lajm i mirë për shumicën e çifteve që sipas anketimeve të fundit, presin deri në pesë vjet para se të martohen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.