BOTA

Akuzohen për helmimin me agjent nervor, të dyshuarit: Në Salisbury ishim si turistë

14:53 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy personat e akuzuar për helmimin e një ish-spiunit rus në Britani të Madhe kanë thënë se ata ishin thjesht turistë.




Dy të dyshuarit, të cilët thanë se emrat e tyre ishin Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, në një intervistë për televizionin shtetëror rus “RT”, deklaruan se ata shkuan në Salisbury, por u kthyen në Londër brenda një ore.

“Miqtë tanë na kanë sugjeruar për një kohë të gjatë që të vizitojmë këtë qytet të mrekullueshëm”, tha Petrov për Salisbury.

“Atje gjendet katedralja e famshme e Salisbury-t. Është e famshëm jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën. Është e famshëm për majën e saj 123-metëra. Është e famshëm për orën e saj, një nga të parët që është krijuar ndonjëherë në botë që ende punon”, shtoi Boshirov.

I pyetur për intervistën, një zëdhënëse e qeverisë britanike u shpreh se: “Qeveria është e qartë se këta njerëz janë oficerë të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, GRU, që përdorën një armë kimike dhe të paligjshme në rrugët e vendit tonë.

Ne kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur Rusinë të tregojë për atë që ndodhi në Salisbury në muajin mars. Sot, ashtu siç e kemi parë të gjithë,  ata janë përgjigjur me mashtrime dhe gënjeshtra”.

Sipas policisë britanike, dy të dyushuarit arritën në Londër më 2 mars dhe kaluan dy netë në një hotel në lindje të Londrës.

Ata e vizituan Salisbury dy herë me tren gjatë ditës së shunë për ta zbuluar vendin dhe të dielën për të helmuar Skripal.

Më pas ata shkuan drejt e në aeroport dhe u nisën në shtëpi, disa orë pasi Skripalet u gjetën të pavetëdijshëm në një stol.

Ata janë akuzuar nga Britania se tentuan të vrisnin Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia, si edhe janë agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.

Britania dhe dhjetëra vende të tjera kanë hedhur larguar disa diplomatë rusë lidhur me incidentin, teksa Moska u është përgjigjur ashpër dëbimeve.

Çështja ka përkeqësuar marrëdhëniet ruse me Perëndimin, tashmë të tendosuar edhe në lidhje me Ukrainën, Sirinë dhe çështje të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.