BOTA

“Katastrofë në pragun e derës”, uragani i afrohet brigjeve lindore amerikane

11:01 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uragani “Florence” është kaluar në një stuhi të shkallës së dy ndërsa i afrohet SHBA-së, por zyrtarët ende paralajmërojnë për një “katastrofë në pragun e derës”.




Erërat e “Florence” mund të kenë rënë në shpejtësinë e 175 km/h, por natyra e tij e ngadaltë sugjeron se mund të vijë duke u forcuar e të sjellë përmbytje katastrofike.

Uragani tani mund të shkojë më tej në jug, dhe Gjeorgjia është shteti i fundit që deklaron gjendjen e emergjencës.

Ajo bashkohet me Karolinën e Veriut dhe Jugut, Virxhinian, Maryland dhe Uashington DC.

Rreth 1.7 milionë njerëz janë urdhëruar të evakuohen në këto zona, teksa autoritetet kanë shndërruar katër superstrada në trajektore një kalimshe që çojnë larg brigjeve, për të përshpejtuar eksodin.

Por, shumë banorë kanë refuzuar evakuimin, teksa përpiqen të forcojnë shtëpitë e tyre.

“Shtëpitë tona janë të forta. Budha do të na ndihmojë. Cfarë mund të bëjmë ne? Nuk mund ta ndalojmë nënën natyrë”, u shpreh pronari i një restoranti i cili refuzon të largohet.

Astronauti Alexander Gerst shpërndau imazhet e stuhisë “Florence” nga hapësira, duke e quajtur stuhinë një “makth”, me të cilin nuk mund të bësh shaka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.