LIFE STYLE

“Ku shkuan fjalët që m’i thoje me aq zjarr?”, ish-deputeti uron për ditëlindje Mimi Kodhelin

10:17 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e djeshme ka qenë e veçantë për deputeten e PS, Mimi Kodhelin. Ajo ka festuar ditëlindjen, ku këtë vit e ka gjetur Kodhelin në Londër.




Ajo çka bie në sy ka qenë rëndësia që i kanë kushtuar kolegët e saj tashmë në opozitë për ditëlindje.

Fillimisht ka qenë deputeti i LSI-së Luan Rama i cili uroi kolegen, e më pas deputeti tjetër i LSI-së, Ylli Shehu ka ndarë pamjet nga festa e ditëlindjes së Kodhelit.

Mirëpo, nga të gjitha urimet, urimi i ish-deputetit Eduart Ndocaj ka qenë më interesanti. Ai ka shkruar një bejte për Kodhelin.

Poezia për ditëlindjen

Atëherë, kur hidheshin themelet e Rilindjes.
Uronim dhe Mimin për ditëlindje.

Premtimet e Lezhës i harrove shpejt,
Kukësit i vure taksë për shtëpin e vet.

Një përshëndetje kam për ty “kolege”,
Që tek kënga e bejtja mbete.

Anita Bitri dikur këndoj,
e sot ti e meriton.

“Ku shkuan fjalët që m’i thoje me aq zjarr?

Ku shkuan premtimet që bëje cdo mëngjes?

Ku fluturoj e jotja qeveri e parë?

Që për Lezhën dhe Kuksin ju ke sjell vetëm stres!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.