Rajoni

Mogherini në Maqedoni: Dyert e BE janë të hapura

20:50 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, shkoi në Shkup për të mbështetur referendumin e 30 shtatorit. Ajo tha se qytetarët e Maqedonisë kanë një rast historik që nuk duhet humbur.




Zonja Mogherini përcolli mesazhin e Bashkimit Evropian që thotë se: Dyert e BE-së janë të hapura për ju, sepse e dimë se së bashku mund të arrijmë shum”.

“Dyert tona janë të hapura. Ju e mbani çelësin. Ana jonë është e përcaktuar dhe le të bëjmë që ky zotim të funksionojë”, tha zonja Mogherini, duke shtuar se “ju keni një rast historik në duart tuaja”.

“Këto nuk janë zgjedhje dhe nuk bëhet fjalë për politikë. Duhet të siguroheni se kur të zgjoheni më 1 tetor do të bëheni krenarë për zgjedhjen që keni bërë për shtetin tuaj, për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj. Nuk do të ketë pendim”, tha shefja e BE-së Mogherini, duke theksuar se votuesit e mbajnë në duart e tyre çelësin e të ardhmes së vendit të tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.