BOTA

Një tjetër skandal në Vatikan, Papa Francesku ndërpret turneun artistik

14:43 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas skandaleve të pedofilisë nga priftërinjtë dhe atij financiar në Bankën e Vatikanit, këtë herë Selia e Shenjtë do të përballet më një tjetër problem.




Në një deklaratë për mediat, Vatikani bën me dije se Papa Franceskut ka nisur një hetim ekonomiko- administrativ ndaj korit kishtar të Capella Sistina në pallatin Apostolik të Vatikanit i cili shoqëron të gjitha meshat e mbajtura nga Ati i Shenjtë.

Nën hetim janë vënë drejtori administrativ dhe përgjegjësi i këtij kori kishtar, me akuzat e riciklimit të paligjshëm të parave si dhe mashtrim në dëm të shtetit të Vatikanit.

Dy personat e vënë nën hetim, dyshohet se kanë abuzuar me fondet duke përfituar shuma të mëdha parash gjatë koncerteve të korit, ku gjithashtu janë vënë re dhe transferta të dyshimta bankare.

Lidhur me ngjarjen, Selia e Shenjët ka ndërprerë turneun artistik në SHBA, derisa hetimet të zbardhi plotësisht “rrugën” e parave të keqpërdoruara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.