BOTA

Putin provokon NATO-n: Ushtria ruse do forcohet, nuk do të ndalim zhvillimin tonë

16:46 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Rusia do të vazhdojë të përforcojë forcat e saj të armatosura”.




Kështu është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin teksa ishte i pranishëm në manovrat ushtarake “Vostok-2018”, të organizuara që prej të martës në Lindjen e Largme dhe që janë manovrat ushtarake më të mëdha në historinë e Rusisë, raporton ata.

“Detyra jonë për vendin është që të jemi të gatshëm të mbrojmë sovranitetin, sigurinë dhe interesat tona kombëtare dhe nëse duhet, të mbështesim aleatët tanë.

Për këtë arsye do të vazhdojmë të përforcojmë forcat tona të armatosura, t’i pajisim me armë dhe pajisje të teknologjisë së fundit si dhe të zhvillojmë partneritetin tonë ushtarak ndërkombëtar.

Rusia është një vend paqësor. Ne nuk kemi dhe nuk mund të kemi asnjë plan agresioni”- tha ai para ushtarëve ruse dhe kinezë.

Rreth 300 000 ushtarë, 36 000 mjete, 1 000 avionë dhe 80 anije marrin pjesë në manovrat ruso-kineze “Vostok-2018”, që do të zhvillohen deri më 17 shtator në Siberinë Lindore dhe Lindjen e Largme, që i bën manovrat më të mëdha ushtarake në historinë e Rusisë postsovjetike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.