BOTA

Sanksionet e SHBA-së, hakmerret Turqia. Ndalohet përdorimi i dollarit në shitblerjen e pronave

15:57 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sanksioneve të vendosura nga SHBA, Turqia ka vendosur të hakmerret duke mos përdorur monedhën e dollarit në vendin e saj për shitjen e pronave apo marrëveshjet e qiradhënies në përpjekje për të ndaluar rënien dramatike të lirës vendase.




Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ka firmosur një dekret duke i dhënë fund kështu lejimit të marrëveshjeve të tilla në valuta të huaja.

Sipas BBC-së, dekreti i cili u botua në gazetën zyrtare të qeverisë, parashikon se të gjitha marrëveshjet aktuale në sektorin e pronës të bëra më parë në monedha të huaja duhet të ndryshohen brenda 30 ditëve.

Në një fjalim në një konfederatë të tregtarëve në Ankara, Erdogan tha se askush nuk duhet të kryejë biznes në valutë të huaj përveç eksportuesve dhe importuesve.

Ai gjithashtu kritikoi Bankën Qendrore të Turqisë, duke e akuzuar atë për dështim në kontrollin e inflacionit dhe duke i kërkuar që të ulë normat e interesit .

Kreu i shtetit turk i ka kërkuar më parë qytetarëve të shesin dollarë dhe euro. Lira, ndërkohë, ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan gjatë këtij viti.

Rënia e lirës në kursin e këmbimit u theksua edhe më tej pas ngërçit diplomatik mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.