![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Top Channel do të njoftonte mesditën e kësaj të enjteje arrestimin e 49-vjeçarit Albano Aliko, i cili ishte menaxherin i kompanisë Gulf e cila falimentoi papritur.
Në muajin prill, pikat e karburantit të kësaj kompanie në Shqipëri u mbyllën dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën.
Për të paktën 4 ditë, nga datat 15 prill deri në 19 prill u shfrytëzua shitja e tollonave nga kjo . Në total, dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve iu mbetn në dorë tollonat pa vlerë, ishte 1.5 milionë euro. Policia nga ana e saj arrestimin e 49-vjeçarit e dha me anë të një njoftimi me iniciale në faqen online të Policisë së Tiranës.
Po sipas Top Channel, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin që Albano Aliko nga arrest me burg të jetë në arrest shtëpie.
“Vendimi është dhënë të mërkurën nga Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, ndonëse ndaj Alikos rëndojnë akuza që kodi penal parashikon dënime deri në 10 vjet burgim”, raporton Top Channel.
“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.