BOTA

Trump flet për viktimat e uraganit në Porto Riko, akuza demokratëve: Gënjejnë për shifrën zyrtare

20:13 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i SHBA Donald Trump konteston numrin e viktimave të uraganit që goditi Porto Riko vitin e kaluar.




Trump thotë se nuk është e vërtetë që rreth 3 mijë vetë humbën jetën në ishull.

“3 mijë vetë nuk vdiqën në dy uraganet që goditën Porto Rikon”, shkruan ai në “Twitter” pa dhënë prova që mbështesin pretendimin e tij.

Ai shton se demokratët kanë ekzagjeruar shifrën zyrtare për ta bërë atë që të duket se më keq që të jetë e mundur, ndërsa bilanci zyrtar u publikua muajin e kaluar, nga një studimi të pavarur.

Të enjten, Trump shkroi në një seri postimesh në Twitter se demokratët e sulmonin atë pasi me sukses mblodhi miliarda dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e Porto Rikos.

Presidenti republikan, numri i viktimave është rritur artificialisht duke shtuar në bilanc edhe ata që vdisnin nga shkaqe natyrore, si per shembull mosha e vjetër.

“Politikë e keqe, por unë e dua Porto Rikon”, shkruan ai.

Postimet e Trump vijnë, ndërsa uragani Florence, një stuhi e kategorisë së dytë, pritet të shkaktojë përmbytje të mëdha në brigjet lindore të shteteve të bashkuara.

Një studim i universitetit Xhorxh Taun, arriti në përfundimin se 2975 persona kishin humbur jetën në Porto Riko si pasojë e uraganit Maria, që goditi ishullin në shtator 2017.

Por guvernatori i Porto Rikos, që porositi kërkimin, tha se e pranonte shifrën si zyrtare. Studimi doli në përfundimin se shifra fillestare e viktimave, 64, përfshinte vetëm ata që kishin humbur jetën drejtpërsëdrejti në uraganet Maria dhe Irma.

Universiteti i George Washington gjithashtu numëroi ata që vdiqën në gjashtë muajt pas stuhisë si rezultat i ofrimit të kujdesit shëndetësor të dobët dhe mungesës së energjisë elektrike dhe ujit të pastër.

Majin e kaluar, hulumtuesit e shëndetësisë publike të Universitetit të Harvardit publikuan një studim të vlerësuar se numri i të vdekurve ishte edhe më i lartë.

Ata thanë se rreth 4,600 vetë vdiqën në Porto Riko, pas stuhisë nga kujdesi mjekësor i vonuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.