LIFE STYLE

Vajza nëse s’doni të ndaheni, ja 5 rastet kur nuk duhet t’i shkruani të dashurit

12:14 - 13.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komunikimi i tepërt mund ta shkatërrojë një lidhje. Shpesh vajzat tregohen posesive dhe kërkojnë të jenë në kontakt, përmes mesazheve apo telefonatave, në çdo moment me partnerin. Por, shpesh gabojnë.




Vajza të dashura, këto janë 5 rastet kur nuk duhet t’i telefononi apo shkruash të dashurit:

1.Direkt pas takimeve tuaja të para

A e di se meshkujt marrosen pas femrave pak “të vështira” pasi për ta është një sfidë, njësoj si të shijosh atë mollën e ndaluar. Prandaj mos ji ti e para që shkruan mesazhe direkt pas takimeve tuaja të para. Largoje më mirë telefonin nga dora dhe mos u bëj e bezdisur, pasi këto gabime mund t’ju kushtojnë lidhjen tuaj.

2.Kur ti je e dehur

Në asnjë mënyrë mos i telefono apo shkruaj atij kur ti je në gjendje të dehur, pasi ka shumë mundësi që të pendohesh të nesërmen për ato që mund të kesh thënë, por kthim mbrapa nuk ka.

3.Kur ti je e inatosur me të

Ndodh që të ziheni dhe kjo është normale për çdo çift. Fatmirësisht në këtë periudhë të lidhjes suaj kur ende nuk jetoni bashkë, ti e ke gjithë luksin ta përballosh inatin larg atij. Prandaj nuk këshillohet absolutisht ti telefonosh apo shkruash atij në inat e sipër, pasi mund të thuash shumë gjëra për të cilat mund të pendohesh.

4.Kur do të bësh ironi me të

Ironia më mirë të shmanget fare me të dashurin në periudhën e parë të lidhjes suaj, por nëse do të flasësh me humor për diçka, preferohet që këtë ta bësh në takim të drejtpërdrejtë se sa ti dërgosh atij mesazh, pasi mesazhi edhe mund të keqinterpretohet dhe ai mund të mendojë se ti po tallesh më të.

5.Kur ti i ke shkruar atij pak më parë

Mos u bëj e bezdisshme. Nëse ti i ke shkruar atij vetëm pak orë apo minuta më parë dhe ai ende nuk të është përgjigjur, prit, pasi ai mbase mund të jetë i zënë apo nuk mund të ketë mundësi të flasë. Duro dhe mos u bëj posesive pasi asnjë mashkull nuk do të donte që kur të hapte telefonin të kishte “31 thirrje të humbura” dhe “ 145 mesazhe të palexuara” nga e dashura e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.