BOTA

Amerika në gatishmëri, Uragani “Florence” përplaset në Karolinë

09:57 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mijëra shtëpi janë pa energji elektrike dhe dallgët po përplasen me rrugët kryesore, teksa Uragani “Florence” po i afrohet bregut lindor të SHBA-së.




Stuhia po lëviz drejt tokës me shpejtësi maksimale prej 150 km/orë. Ndonëse shpejtësia e saj u reduktua kur iu afrua Karolinës së Veriut dhe Jugut, por zyrtarët paralajmërojnë se ende mund të marri “shumë jetë njerëzish” dhe rrezikohen përmbytje katastrofike.

Më shumë se 1 milion njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë.

Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Cooper, ku pritet që “Florence” të mbërrijë në mesditë, tha se mbijetesa nga stuhia do të ishte një provë e “durimit, punës në ekip dhe bashkëpunimit”.

Meteorologu Brandon Locklear u shpreh se: “Karolina e Veriut ka gjasa të shohë sasinë shiun që do të binte në 8 muaj, në vetëm dy-tre ditë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.