BOTA

Hungaria i kundërpërgjigjet BE-së, Orban: Do të ndërmarrim hapa ligjor kundër vendimit

11:47 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria hungareze do të vendosë të hënën mbi hapat ligjorë që do të marrë si kundërpërgjigje ndaj vendimit të parlamentit europian për shkeljen e standardeve demokratike.




Kryeministri Viktor Orban, në një intervistë për një radio shtetërore, deklaroi se “priste një debat ligjor serioz” për vendimin.

Orban, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më të fuqishëm të cështjes së emigracionit në Bashkimin Evropian, vuri në dukje se me zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm, ditët e parlamentit të tanishëm po numërohen.

Ai gjithashtu kritikoi kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi ajo i bëri thirrje shteteve të BE-së të enjten për të siguruar që agjencia kufitare Frontex të kishte kompetenca të mjaftueshme për të ndihmuar në ndalimin e emigracionit të paligjshëm, në përputhje me planet e Komisionit Evropian.

“Pra, plani është që nëse Hungaria nuk mund të detyrohet të lirojë emigrantët, atëherë duhet t’i hiqet e drejta për të mbrojtur kufijtë e saj. Ata duan të dërgojnë mercenarë këtu nga Brukseli dhe të heqin djemtë tanë hungarezë, të cilët po mbrojnë kufijtë. Dhe ne nuk duhet të kemi ndonjë iluzion, ata do të lejojnë emigrantët”, u shpreh ai.

Parlamenti Europian votoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve ndaj Hungarisë, kundërshtimin e rregullave të BE-së mbi demokracinë, të drejtat civile dhe korrupsionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.