Kronikë

Policia sekuestron makinat luksoze në Durrës, ishin vjedhur jashtë vendit

20:15 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy automjete luksoze janë sekuestruar në Durrës, pasi rezultojnë të vjedhura jashtë vendit.




Sipas policisë, janë sekuestruar një mjet tip “Ferrari” i vjedhur në Itali si dhe një “Rang Rover” i vjedhur jashtë vendit, pa përcaktuar vendi i saktë i vjedhjes.

Mjeti “Rang Rover”  drejtohej nga një 38 vjeçar nga Kosova, i cili po e kalonte në port mjetin.

Ndërkohë, shtetasi nga Kosova është shoqëruar nga policia për të zbardhur personat e përfshirë në trafikimin e mjeteve.

Njoftimet e policisë:

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.