BOTA

“Spiunët rusë që helmuan Sergei Skripal synonin laboratorin zviceran të armëve kimike”

21:03 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy persona janë arrestuar më parë gjatë këtij viti, për dyshimin e spiunimit në një laborator zviceran që po hetonte helmimin e Sergei Skripal.




Personat u arrestuan në Hagë këtë pranverë, si pjesë e një operacioni që përfshinte agjencitë e inteligjencës britanike, zvicerane dhe holandeze.

Gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger” njoftoi se ata mbanin pajisje që mund të përdoreshin për të hyrë në rrjetin IT të laboratorit të Spiez-it kur u kapën.

Isabelle Graber, kreu i komunikimit në shërbimin e inteligjencës zvicerane, FIS, tha në një deklaratë për The Guardian se: “Autoritetet zvicerane janë të vetëdijshëm për rastin e spiunëve rusë të zbuluar në Hagë dhe të dëbuar nga i njëjti vend.

Ndërsa një zëdhënëse e inteligjencës zvicerane i tha BBC se agjencia ishte përfshirë në mënyrë aktive në “rastin e spiunëve rusë”, pa përmendur laboratorin në Spiez, pranë Bernës.

Raporti thotë se të dy burrat kishin pajisje që mund të përdoreshin për të hyrë në sistemet kompjuterike të laboratorit, dhe gjithashtu pretendonin se ata punonin për inteligjencën ruse.

Britania ka thënë se dy oficerë të inteligjencës ruse ishin pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury në mars.

Sergei Skripal, një ish-oficer ushtarak rus dhe agjent i dyfishtë për MI6 dhe vajza e tij, Julia, u helmuan në Salisbury më 4 mars.

Laboratori Spiez, pranë Berne, më vonë konfirmoi një pretendim britanik se Skripalet ishin viktima të sulmit me Novichok një agjent nervor ushtarak. Laboratori gjithashtu ka hetuar sulmet me gaz helmues nga regjimi sirian i mbështetur nga Kremlini.

Nuk është e qartë pse dy personat e dëbuar ishin në Hagë, ku ndodhet edhe selia e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.