Rajoni

Vuçiç: Marrëveshja me Kosovën, duhet t’i garantojë Serbisë anëtarësim në BE

12:16 - 14.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se çdo marrëveshje me Kosovën, për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve, duhet t’i garantojë vendit të tij anëtarësim në Bashkimin Evropian.




“Nëse ndonjëherë arrijmë marrëveshje me Kosovën, Serbia duhet ta ketë të sigurt se do të bëhet anëtare e BE-së më 2025”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se normalizimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, është element kyç për t’u bërë pjesë e bllokut evropian. Presidenti serb ka thënë ndër të tjera se arritja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në 10 vjet, për shkak të dallimeve mes palëve.

“Ndonjëherë qesh kur dëgjoj njerëzit si i bëjnë gjërat të lehta dhe thonë se, unë do t’iu jap juve tri fshatra dhe unë do t’iu jap gjashtë të tjerë në këmbim”, është shprehur ai.

Me këtë deklaratë ai u është referuar diskutimeve të fundit për ndryshim kufijsh në mes të dy shteteve.

“Nëse ndonjëherë do të arrijmë marrëveshje, do të ishte një pakt që nuk do të përfshijë vetëm marrëdhëniet në mes neve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe rezolutën për rrugën drejt BE-së dhe zhvillimin e ardhshëm ekonomik”, ka thënë ai.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, synojnë arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për të dyja palët.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Tani ti gomar serb , do edhe garanci per antaresim ne BE por , done edhe nji cope te Kosoves kurse, nuk done ti kethene mbetjet mortore te 1654 civileve shqiptar te vrare dhe te groposur ne varreza masive ne Serbi , ti Vuciq nuk do ti jepe emrat dhe mbiemrat e egzekutoreve dhe urdherdheneseve serb te cilet i kidnapuan keta civil shqiptar , i transportuan ne Serbi , i egzekutuar dhe i varrosen neper varreza masive . Ti Vuciq nuk done ti jepe emrat dhe mbiemrat e serbeve qe dhunuan mbi 20 mij gra shqiptare por , pa i plotesisuar keto kushte done garanci per shtetit tend ne rrugen e antaresimitt ne BE . A mose je ti gomar apo cfare hajvana je …?
    Harroje BE dhe garancite pa i plotesuar gjitha keto kushte te lartepermenduara lidhur me krimet dhd gjenocidin e shtetit serb ndaje Kosoves ..!

    Përgjigju ↓