KULTURË

Si e shpëtoi Hasan Nallbani xhaminë e Beqarëve në komunizëm

18:00 - 20.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur çështja e teatrove kombëtarë është në diskutim edhe pas më shumë se 90 ditësh protesta, arkeologia Etleva Nallbani sjell në kujtesë se si u shpëtua në komunizëm nga babai i saj xhamia e çmuar e Beqarëve. Përmes një postimi në facebook, ajo tregon se çnodhi disa dekada më parë.




Postimi i plotë:

Manush Myftiu në 1968 donte të shembte xhaminë e Ethem Beut dhe insistonte aq shumë sa edhe më i madh ka qenë kundershtimi i Gani Strazimirit, sa që çështja bëri shumë bujë. Por Ethem Beu shpëtoi…atëherë… Ndërsa po në atë vit, në Berat, ishte urdhëruar që të ëkeputeshin minaret e xhamive dhe konkretisht ajo qe do e hante e para ishte e ajo e Beqarëve. Punëtorët ishin caktuar dhe me litarë në duar kërkonin çelësin e xhamisë. Çelësin e kish Hasan Nallbani dhe e kish fshehur, e ishte zhdukur vetë… Ndërkohë mer Ganiun në telefon i cili i tha: thuaj po pres atë bre… Dhe ja kështu shpëtuan vepra të rralla të artit osman në Shqiperi, nga ndërkrimi i mashës komuniste, “njeriut të ri”! Ky ishte një nga dhjetëra detajet e përpjekjeve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, në ato vite çmendurie… të cilat po i mbledh të rrëfyera nga babi, kolegë e miq të babit e të trashëgimisë. Një pjese të tyre i kam përjetuar edhe vet. O Zot sa të shumtë janë atentatet ndaj trashëgimisë, ndaj njeriut të lidhur me vlerat historike! Do thoni janë detaje! Unë mendoj që kemi veçanërisht nevojë të njohim raste konkrete, shembuj të kurajos dhe dashurisë për arritjet historike, të cilat para së gjithash vinin jetën e njeriut në rrezik. Historia vazhdon, madje edhe ky episod vazhdon, por është një ordinerizëm komunist aq i shpifur, saqë nuk dua t’ua shëmtoj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.