KULTURË

“Ballkanika Folk Festival” sjell traditën e 11 shteteve në Shqipëri

13:45 - 21.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – E premtja është një ditë e rëndësishme për të gjithë publikun që e do artin. Gjithçka është gati. Sot starton festivali gjigant “Ballkanika Folk Festival”, që vjen për herë të parë në Shqipëri. Produksioni i Sokol Gugës në të cilin do marrin pjesë njëmbëdhjetë shtete që do jenë përballë me njëri-tjetrin vjen për herë të parë në disiplinën e valles tradicionale. Pjesëmarrësit kanë mbërritur dhe janë gati për t’u sfiduar nga shtetet e tjera për dy net.




Energjia e festivalit ndihet kudo. Grupet dhuruan emocione që prekën qiejt me performancën në qendër të Tiranës, duke bërë kështu që të kthehen të gjithë ata që ishin duke kaluar rrugës, po dhe kushdo që pati interes për ta, u afrua për t’i ndjekur. Festivali që do të drejtohet nga Klaus Bardeli dhe Ida Nurçe është konceptuar që të jetë një garë ku do të votohet nga një juri profesioniste ballkanase, që do të thotë që secili shtet do të sjellë një përfaqësues të vetin në jurinë e festivalit, ku nuk ka të drejtë të votojë për vendin e tij. Votimi do të bëhet elektronikisht, kështu që secili grup do të votojë në mënyrë elektronike ‘live’ në sallë, pa pasur të drejtën që të votojë për vendin e tij.

42201395_10210280135599503_3205459527524679680_n 42218093_10210280116239019_1720618960258334720_n 42200231_10210280129399348_2687480385658421248_n 42171837_10210280134759482_2492090834325864448_n 42186087_10210280111158892_4888651034664108032_n 42170121_10210280122079165_517226272753975296_n 42134432_10210280117039039_8294634768398548992_n 42158396_10210280124719231_4079956770691219456_n 42153373_10210280128479325_3077847076973838336_n 42116616_10210280122959187_3721282595808346112_n 42126789_10210280131359397_6212021636422434816_n(1) 42126789_10210280131359397_6212021636422434816_n 42101597_10210280132559427_5830191106708471808_n 42087288_10210280119359097_5231795956424376320_n 42044959_10210280138719581_6062958499992698880_n 41815277_10210280112278920_968908243604602880_n
<
>

Grupet do të konkurrojnë për pesë çmime, ku më i madhi prej tyre i përzgjedhur nga organizatorët do të jetë “Çmimi i Lahutës së Artë”, që është simboli ballkanas më i vjetër dhe katër çmime të tjera speciale “Lahuta e Argjendtë”, “Veshja më e mirë dhe origjinale”, “Kërcimtarja/i më i mirë” dhe “Çmimi i produksionit”. Çmimi i parë do vendoset ‘live’ nga juria në mënyrë elektronike. Por, surprizat nuk kanë të ndalur. Përpos njëmbëdhjetë shteteve që do të vijnë në Shqipëri, produksioni ka menduar që të jenë pjesë e këtij festivali edhe dy grupe të ftuarish, ansambli “Kolo” që vjen nga Bielsko-Biala në Poloni dhe ansambli arbëresh “Shqiponjat” që vjen nga Italia.

Natyrisht që nuk do të mungojnë edhe të ftuarit specialë nga Shqipëria, por jo të gjitha do të zbulohen. Nuk do të mungojë as ansambli mirditor, që do të luajë për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve. Do të ketë muzikë me çifteli, meqë edhe jemi në vitin e Skënderbeut. Këto kohë është punuar fort që gjithçka të jetë e kuruar deri në detaje. Emocionet e natës së parë të konkurrentëve do i zbehë skena. Nuk do e ekzagjeronim nëse do thoshim që ky superfestival do ngelet gjatë në histori, pasi përkon edhe me vitin e Skënderbeut dhe se çdo gjë është mirëmenduar për t’i qëndruar me fanatizëm traditës, duke na bërë krenarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.