Show-Bizz

“Pse u largove nga ‘Klan’-i?” Nevina tregon arsyen

09:51 - 27.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë sezon televiziv moderatoren Nevina Shtylla e kemi parë si prezantuese në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Ditën e djeshme, ajo u është përgjigjur disa pyetje të ndjekësve në rrjete sociale, ku një prej tyre e pyeste se përse u largua nga “Klan”.




“Kjo që jam sot vjen falë të tjerë faktorëve, me në krye familjen time. Kam punuar me shumë përkushtim për gjithçka dhe besoj se e kam merituar çdo ‘feedback’ pozitiv dhe mbështetjen tuaj. ‘Klan’-it i jam mirënjohëse për një sezon fantastik, por në ‘Top Channel’ mendoj se do të arrij maksimumin tim, me një investim të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha të mirëmenduar”, – shkruan Nevina në profilin e saj në “Instagram”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.