Horoskopi

Veshja që ju shkon më shumë sipas shenjës së horoskopit

18:53 - 27.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stina e vjeshtës sapo ka filluar dhe të gjithë janë të interesuar për veshjet që duhet të përdorin këtë sezon.




Ndiqni gjithnjë modën e fundit? Të gjitha zgjedhjet në lidhje me paraqitjen tuaj mund të varen edhe nga shenja zodiakale përveçse nga fiziku dhe gusto tuaja personale.

Dashi: Zgjidhni ngjyra të ngrohta si portokalli, e kuqe dhe e verdhë, të cilat i japin vëmendje shenjës suaj të zjarrit. Kjo stinë ka të bëjë me faktin e të qenit e lirshme, kështu që hiqni dorë nga rrobat e ngushta.

Demi: Jeni të fokusuar në biznes dhe e njëjta gjë ndodh edhe me garderobën e tyre. Provoni copa të strukturuara me linja të prera që tërheqin syrin, por nuk të shpërqendrojnë nga puna.

Binjakët: Ju mund të dëshironi të bëni dicka me lëvizje, pasi njiheni për fleksibiletet. Provoni këmisha me pantallona të gjera. Përdorni ngjyrën e verdhë pasi është karakteristike për shenjën tuaj. Mos kini frikë nga aksesorët.

Gaforrja: Vishni dicka që mund të ndiheni komodë, por jo ta teproni. Mund të vishni një triko të gjatë si fustan dhe të përdorni një rrip për ti dhënë pak vëmendje. Ngjyrat e oqeanit janë të duhurat për ju.

Luani: Ju jeni të guximshëm dhe komantoni dritën, prandaj veshja juaj duhet të jetë e tillë. Vishuni me ngjyra të ndritshme si e kuqja që të bini në sy. Shtojini paraqitjes detaje si kravata që të japë idenë e joshjes.

Virgjereshat janë mjeshtra të kërkimit të elegancës pa u dukur të ekzagjeruar. Nuk bien shumë në sy me stilin e veshjes, por duken të mrekullueshëm. Shtoni elemente për ta bërë paraqitjen më ‘pop’, si strecet me bel të lartë që kanë ndonjë detaj specifik.

Peshorja: Ngjyrat e lehta si blu, e bardhë apo gri do ju nderojnë këtë stinë. Prerjet dhe bluzat me bel të shkurtër janë një detaj flirtues që tregojnë se jeni i gatshëm për të dhuruar dashuri.

Akrepi: Ngjyrat e guximshme janë për ty. Shikoni për të kuqen, vishnjen kur dëshironi ti jepni energji veshjes.

Shigjetari: Karakteri juaj i relaksuar tregon se ju nuk duhet të jeni aspak të mbyllur me gjëra të ngushta. Provoni gjërat e buta dhe zgjidhni më së shumti ngjyrën portokalli.

Bricjapi: I adhuroni vijat pasi janë të rregullta dhe të strukturuara. Viheni re në punë prandaj është koha të shikoni garderobën për tu bërë më të guximshëm dhe për tu dukur më të apasionuar pas modës.

Ujori: Keni veshje po aq të cuditshme sa shenjën. Adhuroni veshjet e stilit boho dhe hippie pasi tregojnë anën tuaj progressive dhe pasionante.

Peshqit: Jepini vëmendje planetit tuaj Neptun dhe zgjidhni ngjyrat e thella të detit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.