LIFE STYLE

12 gjërat për të cilat s’shqetësohesh më pas të 30-ve

13:07 - 29.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mosha kur njerëzit ndryshojnë më shumë është kur mbushin 30 vjeç. Jo se disa njerëz mund të ndryshojnë 27 vjeç apo 35. Gjithsesi, nëse jeni pranë kësaj moshe pra te 30-tat ose i keni kaluar, me siguri këni vënë re disa ndryshime në sjelljen, por edhe në mënyrën se si i përceptoni disa gjëra. Është e çuditshme se si njeriu ndryshon aq shumë, megjithatë ka edhe disa gjëra që i ruan me fanatizëm.




Kur je 30 vjeç ose mbi:

Nuk i ndjek gjithmonë trendet më të fundit të modës.

Ke fituar disa kile më shumë? Nuk ke më komplekse për t’i treguar.

Thashethemet nuk janë më pjesë e axhendës suaj.

Nëse dikush ju thotë se priste më shumë nga ju në karrierë, ju thjesht përgjigjeni se e doni punën që bëni. Nuk keni më frikë të tregoni se nuk u bëtë politikan ose doktor.

Nuk ju intereson shumë se çfarë mendojnë të tjerët për partnerin/partneren tuaj.

Mënyra si e festoni ditëlindjen ka ndryshuar shumë.

Nuk mburreni më për gjërat që keni.

Fotoja e fundit që keni publikuar në rrjetet sociale është në vitin 2012.

Nuk të shqetëson më fakti që nuk je martuar ende.

Në dimër, mjafton që të jesh ngrohtë, nuk ka rëndësi si dukesh.

Nuk lexon shpesh lajme për VIP-at.

Nuk të shqetëson më se çfarë të tjerët thonë për ty. Ju e jetoni jetën ashtu siç doni vetë!

A kemi të drejtë? Lexojini dhe rilexojeni dhe shiheni nëse e gjeni veten apo jo…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.