KULTURË

Driant Zeneli përfaqëson Shqipërinë në Venecia

14:05 - 03.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Kulturës, në cilësinë e Komisionerit për Shqipërinë, ftohet të marrë pjesë në Edicionin e 58-të Ndërkombëtar të Artit, i cili do të mbahet në periudhën 11 maj – 24 nëntor 2019, në Giardini – Arsenale të Venecias, Itali. Fondacioni i Bienales, nëpërmjet Presidentit të saj Paolo Baratta, ka paraqitur Ralph Rugoff si kuratorin e Ekspozitës së 58-të Ndërkombëtare të Artit, me titull “May You Live in Interesting Times”, një shprehje e gjuhës angleze që për një kohë të gjatë risjell një mallkim të lashtë kinez, i cili ngjall epoka pasigurie, krize dhe çrregullimi; “Kohë interesante”, pikërisht si kohët që po përjetojmë.
Në këtë kuadër, Ministria e Kulturës ka kënaqësinë të njoftojë se Driant Zeneli, do të jetë artisti që do të përfaqësojë posaçërisht pavijonin e Shqipërisë në Ekspozitën e 58-të Ndërkombëtare të Artit – La Biennale di Venezia – me projektin me titull “Maybethe cosmos is not so extraordinary” –




“Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”, nën kurimin e Alicia Knock, kuratore në Qendrën “Pompidou” në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris. Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).

Driant Zeneli (lindur në Shkodër, 1983), jeton dhe punon mes Tiranës dhe Milanos. Vepra e Driant Zenelit sfidon limitet intelektuale dhe fizike, duke vendosur në skenë dhe duke performuar situata sureale dhe ironike, ndonjëherë dhe absurde. Shpesh puna e Zenelit identifikohet me ëndrrat, luan me arsyen, ndërkohë që ndërvepron me publikun. Në qendër të veprimit performativ, si dhe në punët e tjera të artistit ku përdoret gjuha e narrativës filmike, ndodhet ripërkufizimi i dështimit – si çasti themelor për të krijuar një alternativë të re. Në vitin 2008 Zeneli fitoi çmimin Ndërkombëtar “Onufri” në Tiranë dhe në vitin 2009 çmimin “The Young European Artist Award”, Trieste Contemporanea.

Në vitin 2017 ai fitoi çmimin “MOROSO”, Itali. Driant Zeneli ishte drejtor artistik i “Mediterranea 18”, “Bienalja e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu”, që u zhvillua për herë të parë në vitin 2017 midis Tiranës dhe Durrësit. Ai është, gjithashtu, bashkëthemelues i Platformës së Artit Bashkëkohor Harabel në Tiranë. Disa nga ekspozitat e tij janë zhvilluar në: Passerelle, Centre d’Art Contemporain, Brest, (2018); Mostyn Gallery, Wales, UK (2017); MuCEM, Marseille, (2016); Centre Pompidou, Paris (2016); GAM, Museum of Modern and Contemporary Art Turin (2013); ZKM, Karlsruhe (2012); MUSAC, Castiglia León. Spain,(2012); Prague Biennale 5 (2011).


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. si ka mundesi qe perzgjidhet dikush sipas qefit. pa konkurs pa juri pa asnje argument pse artisti ne fjale duhet te perfaqesoje ALB. ket radh???? cudi. ai vend eshte allahu na rujt

    Përgjigju ↓
  2. Artist PPP. Kryemenderi KM po hap ekspozita te madhe ne Tirane. Kuku…
    A turp ska ky shkodrani qe po lpin pjaten qe la shkodrani tjeter Adrian Kaci At se pranun me tdrejta tplota ne corten e pushtetit megjithse sla gur pa leviz dhe po e plotson ky camarroku qe i lepin bythen tironcve me pushtet.

    Përgjigju ↓