KULTURË

Kumbaro i përgjigjet kritikëve për Butrintin: Ishte barakë plehrash, e bëmë pikë pushimi dhe informacioni për turistët

10:14 - 03.10.18 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i është rikthyer sërish debatit të rreth një viti më parë për ringritjen në Butrint të qendrës së vogël funksionale, e cila ofron shërbime për vizitorët e këtij siti. Gjatë fjalës në ceremoninë për lidhjen e kontratës me studion britanike, e cila do të hartojë Planin e Integruar të Menaxhimit të Butrintit, Kumbaro tha se, qendra për të cilën u bë shumë zhurmë, është një pikë pushimi dhe informacioni për të gjithë vizitorët. Sipas saj, ringritja e qendrës, pa cënuar trashëgiminë, pa cënuar arkeologjinë, në përputhje me të gjitha rregullat e ligjet e shtetit shqiptar dhe me rekomandimet e UNESCO-s, ishte e domosdoshme dhe tregon në fakt kujdesin që duhet të kemi ndaj vizitorëve.




“Dhe që të jem e qartë, e kam fjalën për qendrën e vogël funksionale që, nga një barakë plehrash e kthyem në një pikë pushimi dhe informacioni shumë të këndshme, e që çuditërisht, pas gjithë britmave e klithmave me baltë të një viti më parë nga ata që Butrintin e shohin si mollë sherri dhe jo si pasuri kulturore dhe akses për publikun, askush nga 200 mijë vizitorët që kanë frekuentuar parkun nga 1 janari 2018, nuk u ankua e nuk anatemoi! Përkundrazi! Por për këtë do të ishte mirë, që çdokush para se të flasë të shkojë ta vizitojë. Dhe këtu e quaj të mbyllur atë histori të mejhaneve politike banale dhe të makinës së baltës me të cilën përballemi tashmë prej 5 vjetësh sa herë ndërmarrim një nismë të re për ndryshim”, tha Kumbaro.

Ringritja e qendrës nisi një vit më parë. Ndonëse pati debat dhe pretendime që po bëhej një ndërtim i ri në shkelje të ligjit, faktikisht objekti ishte aty që prej vitit 1975 dhe dekadat e fundit po shfrytëzohej si depo. Pas rehabilitimit, sot kjo qendër ofron shërbime të ndryshme për turistët. Parku Kombëtar i Butrinit është vizituar vetëm në 9 muajt e këtij viti nga rreth 200 mijë turistë, shumë më shumë sesa viti i shkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.