Kryesore

Ferhati në “Politika online”: Krimi nuk ka ngjyrë politike

17:16 - 08.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kulmin e akuzave politike për përfshirje të zyrtarëve të larte në ngjarje kriminale, deputetja e PS-së, Klotilda Ferhati shprehet se të tillë individë duhet të përballen me ligjin pa mburojë politike.




Sipas saj opozita manipulon opinionin, për shkak të paaftësisë së saj për të marrë pushtetin me votë.

Në një intervistë dhënë për “Politika Online”, për gazetarin Harbi Aliaj në Gazetën Shqiptare, deputetja socialiste thotë se krimi nuk ka ngjyrë politike dhe se individët që akuzohen për kundërligjshmëri duhet ta bëjnë betejën e tyre me drejtësinë pa ndikimin e subjekteve ku aderojnë.

Sipas Ferhatit, SPAKU dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë të afta që të kryejnë pastrimin e politikës nga elementet e inkriminuar, ndaj nismat e opozitës që bien ndesh me reformën në drejtësi do refuzohen nga mazhoranca.

Po ashtu deputetja Klotilda Ferhati tha se, përfshirja e pretenduar e deputetëve Balla dhe Rrahja në rastin e Xhisiela Malokut, është përpjekje për manipulimin e opinionit publik, nga opozita, për shkak të paaftësisë së saj për të marrë pushtetin me anë të votës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.