Kryesore

Basha: Komplot për të manipuluar të vërtetën

13:25 - 10.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha, kreu i PD-së, në një konferencë për shtyp u shpreh se shteti privat i Edi Ramës ka fabrikuar dëshmitarë për të manipuluar të vërtetën.




“Rama, Marku, Xhafaj dhe Veliu po komplotojnë për të fshehur të vërtetën”, u shpreh Basha, i cili më tej vijon: “Me Fatmir Xhafajn nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit. Arta Marku nuk ka për të nisur hetimet për Taulant Ballën. Vetting-u është përdorur si instrument për të kapur drejtësinë. Shteti privat i Ramës fabrikoi dëshmitarë për të sulmuar denoncuaesit, opozitare për të shpëtuar trafikanti dhe mbrojtësin e tij. Është i njëjti shtet që ka manipuluar gjithë ca për të mbrojtur Ballën dhe Rrahman Rrajën, edhe në këtë rast Rama kërcuan me gjuhë mafioze Nuhun për të shpëtuar Rexhep Rrajën dhe mbrojtësin e tij, Balla. Pastaj me dhunë e para shpërfytyruar denoncuesen, pushteti sulmon gazetarët, denoncuesit, policët e ndershëm, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët, jemi në kushtet e një diktature mafioze”, shtoi Basha.

Duke vijuar më tej, Basha thekson se emërimi i Xhafajt ishte triumfi i njërës bandë mbi tjetrën, ata triumfuan nga Habilajt dhe Tahirët.

“Emërimi i Xhafajt ishte triumfi i njërës bandë mbi tjetrën, ata triumfuan nga Habilajt dhe Tahirët. Policia e Shtetit në shërbim të krimit nga Tahiri vazhdon të jetë në shërbim të krimit nga Xhafajt. Emërimi i Arta Markut një katastrofë në drejtësi, ajo u soll politikisht në krye të prokurorisë për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin dhe e ka bërë me suksese, e ka shkatërruar prokurorin e Krimeve të Rënda, hetimet për Tahirin, për Gjinorin, Dakon, Sejdinin, Xhafajn, Manjën e drejtues të tjerë të qeverisë, ajo nuk ka për të hetuar për politikanin bandit Taulant Balla. Drejtësi e korruptuar është kthyer në drejtësi kriminale, deri dje njerëzit i paguanin para prokurorëve, sot duhet të jesh i lidhur me Ramën ose kriminelët që të marrësh drejtësi, kjo diktaturë mafioze duhet të shkatërrohet dhe do të shkatërrohet, të gjithë ata që një pjesë e tij dhe ndihen mbi ligjin do të japin llogari para ligjit, Rama, Xhafa, Marku, Veliu dhe gjithë shërbëtorët e tjerë do të dalin para drejtësi”, deklaroi kreu i PD-së.


Shfaq Komentet (5)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky eshte femija 45 vjec qe quhet Lulzim Basha qe shkateroj shqiperine dhe firmosi per here te pare si minuster pasi nuk kishte punuar nje dite te vetme

    Përgjigju ↓