KULTURË

Kur Schliemann takonte arvanitasit në Itakën e Odiseut

12:10 - 10.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur afrohesha në kasollet e fshatarëve për të blerë rrush apo për të pirë ujë, gjithnjë na suleshin qentë, por duke i gjuajtur me gurë apo duke bërë sikur po merrnim ndonjë gur për t’i goditur, unë i mbaja ata larg nesh. Atë ditë në shtëpinë e fshatarit, në oborr u sulmova me furi nga katër qen të mëdhenj që nuk trembeshin nga gurët e mi. Por ai që më udhëhiqte në atë udhëtim kishte mbetur larg meje dhe në këtë situatë të vështirë m’u kujtua historia e Odiseut që kisha lexuar, i cili, kur i ishin turrur qentë, ishte ulur qetësisht dhe kishte qëndruar pa lëvizur.




Dhe kështu unë ndoqa shembullin e Uliksit duke mos lëvizur, edhe pse qentë ishin gati të më shqyenin, duke ardhur rrotull meje. Ata do më kishin kafshuar po të mos isha përulur, duke e zbutur kështu egërsinë e tyre…”.

Sipas Luan Ramës, këtë histori, Schliemann e tregon në librin e tij “Kërkimet arkeologjike në Itakë, Peloponez e Trojë”. Më tej ai vazhdon: “Pasi thirra, u shfaq një burrë shtatëdhjetëvjeçar me tipare të mira dhe sy të mëdhenj inteligjentë, me një hundë shqiponje, me flokët e gjata e të bardha si dëbora që kontrastonte me fytyrën e tij të nxirë nga forca e diellit. Studiuesi Rama shton Siç ndodh këtu, ai po vinte këmbëzbathur dhe me një fustanellë pambuku, e lidhur sipër brezit dhe qe zgjatej poshtë në njëmijë palë deri tek gjunjët. Ky kostum i shqiptarëve që e kanë adoptuar grekët që nga koha e revolucionit, ekziston në Shqipëri që nga koha e antikitetit të hershëm dhe shpesh e gjen në statujat e vjetra dhe veçanërisht të Pirros, mbretit të Epirit që ndodhet në muzeun e Napolit…”.arvanitasit në Itakën e Odiseut


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.