Horoskopi

Horoskop: Ja se cilat janë problemet më të mëdha të secilës shenjë

15:52 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithkush ka të metat dhe problemet e tij. Por, çfarë ndodh nëse i zbulojmë këto probleme dhe gjejmë zgjidhjen për t’i ndryshuar ato?




Pikërisht horoskopi na vjen në ndihmë. Ja se cilat janë problemet që shqetësojnë secilën shenjë dhe zgjidhja e tyre:

Dashi

Të lindurit nën shenjën e Dashit, kanë nevojë të flasin si edhe të kenë vëmendjen e të gjithëve. Natyrisht ju shprehni idetë dhe mendimet tuaja në çdo situatë, pa marrë parasysh se në çfarë situate ndodheni. Por, gjithmonë keni tendencën t’i bëni gjërat për veten tuaj. Ndiheni mirë kur vlerësoheni për arritjet tuaja, por ju kërkoni që të tjerët të jenë 24 orë në 7ditë të përkushtuar ndaj jush. Ata do të ndihen si të detyruar dhe do largohen nga ju, si për ironi duke ju privuar nga vëmendja që keni nevojë. Me çdo kusht ju do të bëni diçka për të tërhequr vëmendjen, por nuk do të jetë gjithmonë për mirë. Idetë tuaja të mëdha, mendja krijuese dhe sjellja e natyrshme janë aftësi të një udhëheqësi të pabesueshëm, potencialin e të cilit ju e keni! Përdoreni këtë për të frymëzuar shokët tuaj, si edhe t’ju ofroni sugjerimet tuaja për t’i ndihmuar ata të rriten. Mos harroni që t’ju kushtoni vëmendje, duke i pyetur dhe dëgjuar. Ju do të shkëlqeni më shumë kur do të vlerësoheni për cilësitë tuaja pozitive.

Demi

Të lindurit nën shenjën e Dashit, problemi juaj më i madh është kokëfortësia. Sipas Jan Spiller dhe Karen McCoy në librin e tyre “Astrologjia Shpirtërore”, ju tregoheni kokëfortë kur refuzoni të shihni vlerën e mendimeve të të tjerëve, thjesht sepse ato nuk janë të njëjtat me tuajat. Vlerat tuaja të palëkundura përfshijnë moralin personal dhe etikën në punë. Ju supozoni se e vërteta juaj subjektive është e vetmja e vërtetë dhe e humbni respektin për njerëzit që nuk përputhen me mendimet tuaja. Ju mund të ndiqni intuitën tuaj, por lini të tjerët të mendojnë, të ndihen dhe të veprojnë si ata duan. Vetëm duke vëzhguar dhe duke dëgjuar, ju  mund të mësoni diçka! Të jesh fleksibël me të tjerët dhe të ndash idetë, do thotë të krijosh miqësi si edhe bashkëpunime për gjëra me vlerë dhe të këndshme.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakëve, shpesh ju mund të dukeni si dy persona të ndryshëm. Nuk është se ju jeni mashtrues, përkundrazi ju jeni një nga shenjat më të sinqerta dhe ekspresive. Problemi juaj qëndron në faktin se personaliteti juaj ndryshon në varësi të qëndrimit ose rrethanës në të cilën ndodheni. Ju jeni gjithmonë duke analizuar mjedisin rrotull si edhe duke marrë informacione, gjithashtu pëlqeni të flisni, flisni dhe flisni për çdo gjë. Rrethi juaj i ngushtë ju njeh mjaft mirë por persona të tjerë kanë vështirësi në krijimin e marrëdhënieve me ju, pikërisht sepse ju shfaqeni të ndryshëm në çdo ditë. Ju mund të shiheni si sipërfaqësorë, veçanërisht sepse nuk jeni shumë të mirë në të mbajturit mend të planeve. Prandaj duhet të përkushtoheni më shumë, të bisedoni më shumë si edhe tu tregoni të tjerëve se mund të keni besim tek ju.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres, shpesh cilësoheni si persona shumë të ndjeshëm. Ndjeshmëria juaj arrin kulmin dhe sipas librit “Astrologjia Shpirtërore”, pikërisht këtu vjen intuita juaj natyrore dhe instinktet. Gjithashtu aty fillon edhe lakmia juaj e famshme. Kur insistoni të veproni gjatë gjithë kohës në bazë të ndjenjave tuaja, humori juaj ndryshon gjatë gjithë kohës. Por, kur të tjerët kanë të njëjtën sjellje, ju preferoni të tërhiqeni në guaskën tuaj dhe njerëzit e kanë të vështirë t’ju kuptojnë. Prandaj ju duhet të nxirrni në pah cilësitë tuaja të mira dhe të shfaqni më të mirën tek personat e tjerë.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit, shenja juaj përfaqësohet nga dielli, prandaj dhe ju jeni të ndritshëm dhe zjarrtë. Por, ndryshe nga Dielli, bota nuk rrotullohet rreth jush. Mund t’i largoni njerëzit nga nevoja juaj e madhe për vëmendje, pasi egoja juaj është shumë e madhe dhe është disi më e brishtë se shenjat e tjera. Ju keni nevojë të dukeni dhe të ndiheni të vlerësuar, por duke tejkaluar masën dhe duke u lutur për vëmendjen e të tjerëve, nuk është forma e duhur. Ju nuk duhet të shqetësoheni që t’ju pëlqeni të gjithëve, sepse shenja juaj është më karizmatike dhe e dashur. Dielli është burimi i gjithë energjisë dhe jetës në sistemin diellor, dhe ngjashëm, ju jeni shenja më krijuese dhe bujare. Por, duhet të lini edhe të tjerët të shkëlqejnë. Jo gjithçka sillet rreth jush.. Kur dikush pranë jush ju vlerëson për ndihmën që ju i keni dhënë, do të shihni se është vlerësimi më i madh sesa të dukeni para një turme.

Virgjëresha

Të lindurit nënë shenjën e Virgjëreshës, ju shpesh cilësoheni si një person i zellshëm, i vëmendshëm, punëtor dhe që do bënit çdo gjë që të dashurit tuaj të jenë të lumtur. Në rastin më të keq, ju jeni një perfeksionit i fiksuar në mënyrë të bezdisshme edhe në detajet më të vogla. Zakonisht, ju përdorni vëmendjen tuaj ndaj detajeve për të përmirësuar vendin e punës ose jetën e atyre që janë më të afërt me ju, edhe nëse kjo do të thotë të anashkaloni veten tuaj. Ju përpiqeni gjithmonë që të bëni çdo gjë në mënyrë perfekte, edhe nëse askush nuk ju ka kërkuar. Syri juaj i mprehtë është i madh për nxjerrjen e të metave, por kur e përdorni atë për të kritikuar dikë, ajo ndikon negativisht në marrëdhënien tuaj. Njerëzve nuk u pëlqen kur kritikohen vazhdimisht dhe do të kenë tendencën të largohen nga ju. Prandaj mësoni të përdorni syrin tuaj kritik për të vënë në dukje cilësitë pozitive, se sa ndonjë mangësi. Ju bëni vëzhgime të mprehta dhe mund t’ia dilni me zgjidhje gjeniale, edhe duke i lavdëruar herë pas here.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e Peshores, ju shpesh cilësoheni fajtor për shkak se jeni shumë të ndjeshëm dhe sipërfaqësor. Ju jeni shumë shoqëror dhe është fare e lehtë për ju që të krijoni miq të rinj. Gjithmonë karakterizoheni nga emocione pozitive dhe arrini të gjeni ekuilibrin mes tyre. Megjithatë, kur kthehet si një detyrë që gjithmonë duhet t’ju pëlqeni njerëzve. Duhet t’i doni njerëzit, por jo të krijoni personalitetin tuaj në varësi të atyre. Ju mund të përshtateni kudo falë karakterit dhe sjelljes suaj, prandaj nuk keni nevojë të silleni ndryshe por të jeni vetvetja.

Akrepi

Të lindurit nën shenjën e Akrepit, ju i doni misteret dhe është e natyrshme se doni të arrini fundin e gjërave. Ju gjeni një domethënie më të thellë në gjithçka dhe jeni të tërhequr nga çdo gjë e fshehtë. Por, ju duhet të qetësoheni. Nuk ka gjithmonë ndonjë gjë të fshehur ose motive sekrete për gjithçka, pa marrë parasysh se përpiqeni t’i gjeni. Ngjitësja shpjegon se shenja juaj ka një mendje shumë të fuqishme e të pavetëdijshme. Nevoja juaj për të kërkuar gjithmonë “të vërtetën” ju çon në obsesion dhe paranojë, që ju detyron të hetoni më shumë në kërkim të diçkaje që as nuk ekziston. Merreni me qetësi dhe kuptoni se jo të gjitha janë për t’u marrë për bazë.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit, ju nuk dini të ndaleni por gjithmonë jeni në ndjekje të dijes. Ju punoni shumë dhe gjithmonë kërkoni të dilni nga zona juaj e rehatisë; qoftë duke udhëtuar, duke mësuar ose duke vendosur qëllime të guximshme që ju gjithmonë i tejkaloni disi. Nuk ka asgjë të keqe me këtë dhe siguria që keni në të gjitha përvojat dhe njohuritë tuaja sigurisht nuk është e gabuar. Megjithatë, tendenca për të dalë si të gjithë-ditur është padyshim një fushë që të gjithë ju duhet ta përmirësoni. Ju lehtësisht bëhet predikues dhe impononi mendimin tuaj edhe kur askush nuk e ka kërkuar. Ju mund të keni aq njohuri dhe përvojë jetësore, por çfarë dobie ka nëse nuk i ndani me të tjerët? Përjetimi i gjërave nga e para nuk është e vetmja mënyrë për të mësuar. Dëgjojini të tjerët dhe mësoni të bisedoni me ta, pasi ju mund të mësoni aq shumë edhe nga dëgjimi i historive dhe ideve të të tjerëve.

Bricjapi

Të lindurit nën shenjën e Bricjapit, ju duhet të ndaloni e të pushoni pak. Ju jeni ndër punëtorët dhe më seriozët nga shenjat e horoskopit. Ju thjesht punoni dhe punoni, duke mos pasur mënyrë tjetër argëtimi. Dëshira juaj për punën dhe rregullin ju jep një personalitet autoritar, pa toleruar spontanitetin apo surprizat. Ndonjëherë, kjo rreptësi shkakton që të tjerët të ndihen si të mbytur dhe sigurisht nuk do të duan të jenë pranë jush nëse do duan të kalojnë mirë. Çlirohuni! Ndani veten nga puna juaj kur nuk jeni aty. Pse nuk merrni një ditë pushimi herë pas here? Ju ende mund të jeni i përkushtuar në punën tuaj, por kuptoni se suksesi nuk është i plotë nëse aspektet e tjera të jetës suaj janë bosh. Suksesi do të jetë edhe më i plotë, nëse keni më kë ta ndani.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e Ujorit, ju cilësoheni si unik dhe të veçantë, duke u falur gjithmonë të tjerëve dashur. Por, ju gjithmonë preferoni të shprehni opinionin tuaj në çdo situatë dhe t’i bëni të tjerët ta pranojnë atë. Kjo gjithashtu shkakton sjelljen tuaj të paparashikueshme dhe ndonjëherë të bezdisshme. Nuk ka asnjë problem në shprehjen e opinionit tuaj por zgjidhni mënyrën e duhur. Veçoritë tuaja të mrekullueshme dhe idetë e shkëlqyeshme duhet të dëgjohen.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqit, është koha për t’u zgjuar! Ju jeni gjithmonë të zhvendosur në botën tuaj të vogël, larg syve kureshtar të botës. Pa marrë parasysh se sa shumë të tjerët përpiqen të kenë vëmendjen tuaj, ju gjithmonë arrini të largoheni nga zotërimet e tyre dhe të zhdukeni. Ju jeni tepër emocional, të mbushur me dhembshuri dhe tepër të ndjeshëm. Por, të largoheni nuk është mënyra e duhur për tu përballur me botën e vërtetë. Ëndrrat, imagjinata dhe mendja krijuese janë mjetet që ju përdorni për të përfytyruar këtë botë të përsosur, kështu që mos e mbani këtë utopi të mbyllur brenda kokës. Por, shihni sesi t’i realizoni ato që mendoni dhe bota mund të jetë siç ju e dëshironi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.