KULTURË

Mëson se Fatos Arapi s’jeton më, Xhevahir Spahiu shpërthen në lot

12:45 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ikja e shkrimtarit Fatos Arapi i ka trishtuar të gjithë, të afërm, miq dhe kolegë… Një nga këta, pikërisht miku i tij, poeti Xhevahir Spahiu nuk i ka mbajtur lotët, kur ka lexuar lajmërimin e vdekjes ngjitur pas një shtylle. Është një nga ato momentet e trishta që nuk do ta besosh që miku yt është larguar nga kjo jetë përgjithmonë.




Ka qenë gazetari Zylyftar Hoxha, i cili ka fiksuar këtë moment të trishtë të poetit Spahiu, teksa shkruan: “Momenti kur Xhevahir Spahiu meson vdekjen e mikut te tij, poetit Fatos Arapi”.

LEXO edhe: Ndahet nga jeta shkrimtari Fatos Arapi

Xhevahir Spahiu nuk qan vetëm për humbjen e mikut të tij, por edhe për fundin e një gjenerate shkrimtarësh e poetësh që me penën e tyre, tejçuan shpirtrat e gjithkujt dhe i dhanë ngjyra letërsisë shqipe.

Fatos Arapi u shua sot në moshën 89-vjeçare. Ai ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008, ai  fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: ‘Patat e egra’, 1969; ‘Cipa e borës’, 1985; ‘Gjeniu pa kokë’, 1999 etj; disa romane: ‘Dhjetori i shqetësuar’, 1970; ‘Shokët’, 1977; ‘Deti në mes’, 1986; disa drama: ‘Partizani pa emër’, 1962; ‘Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk’, ‘Në front diku’, 1995;

Po ashtu Arapi ka bërë disa përkthime si: ‘Këngë për njeriun’, Nikolla Vapcarov, 1981; ‘Poezi’, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; ‘Antologji e poezisë turke’ etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.