AKTUALITET

Tentoi të hidhte pistoletën sapo pa policinë, pranga 37-vjeçarit

09:47 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, ku “Forca e Ligjit” ka goditur sërish në këtë qytet. Si rezultat i kontrolleve, në një lokal në Zhupan, Aleksandër Hoxhaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”,  u kap me armë zjarri.




Sapo 37-vjeçari ka parë policinë të hyj në lokal ka hequr armën nga brezi dhe e ka hedhur nga dritarja e lokalit por falë veprimeve të shpejta të policisë u konstatua veprimi i tij, duke u arrestua në flagrancë.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi ju gjetën lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 3 dokumente të falsifikuara: pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi automjeti në gjuhën Greke me foto të këtij shtetasi, sende të ndryshme të dyshuara që përdoren për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende që dyshohen se i ka vjedhur. Ndërkaq, Hoxhajt iu gjet edhe fishekë pistolete dhe automatiku.

Ndërkohë që 11 persona me precedentë penal janë shoqëruar në polici.

Kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.