AKTUALITET

Drogë, tritol dhe municione, pranga 34-vjeçarit në Kurbin

08:59 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçar nga Fushë-Mamurrasi është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe magazinën e lokalit në pronësi të tij u gjetën drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, si prova që dokumentojnë autorësinë e një sërë vjedhjesh të ndodhura.




Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar në flagrancë Zef Markun.

“U gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kallepë lëndë plasëse TNT,  3 kapsolla elektrodetonatore,  1 granatë difensive,  310 fishekë model 56,  130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë,  1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër,  20 celularë dhe 3 numra telefoni, 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)  13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj),  6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.) 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa),  pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona,  kryesisht me precedentë penalë për   armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.