AKTUALITET

Masakroi më sëpatë nusen e xhaxhait, arrestohet i riu në Durrës

10:03 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 17-vjeçar dhe një 32-vjeçar të cilët ishin shpallur në kërkim, njëri për tentative vrasje dhe tjetri për ushtrim dhune janë arrestuar nga policia e Durrësit.




Uniformat blu bëjnë të ditur se kanë arrestuar Algert Kolecin, 32 vjeç, banues në Armatë si dhe shtetasin me inicialet J.D., 17 vjeç, banues në Durrës.

Algert Koleci dyshohet se më datë 23.09.2018 në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin Admir Koleci (i ndaluar) dhe më babin e tij, shtetasin M.K. (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K., e cila është nusja e xhaxhait të tyre.

Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018 ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78/1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15 , Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.