KULTURË

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, fiton çmimin e madh në Festivalin e Varshavës

09:53 - 21.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Filmi “Delegacioni”, një bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Francës, Greqisë dhe Kosovës është shpallur fitues i “Çmimit të madh” në Festivalin Ndërkombëtar të 34-t të Filmit të Varshavës.




Me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarolli, filmi është vlerësuar dhe me çmimin “special të jurisë”.

Me një kast aktorësh si: Viktor Zhusti, Xhevdet Ferri, Ndriçim Xhepa, Richard Sammel, Kasem Hoxha, ndërsa nga Kosova në film paraqiten aktorët Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi, filmi trajton ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në Shqipërinë e viteve 1989-‘90.

Një delegacion evropian për të parë nga afër se si po zhvillohen reformat demokratike, që ka marrë qeveria shqiptare ka ardhur në Tiranë. Reformat janë kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE). Drejtues i tyre, zoti Loherin, ka qenë bashkënxënës i Leos gjatë studimeve në Pragë. Ndërsa, Leo është në burg. Por, e nxjerrin nga burgu, për ta prezantuar Shqipërinë në sytë e delegacionit të huaj, si një vend ku bëhen reforma demokratike, por edhe për të takuar si intelektual kreun e delegacionit që do të vinte. Leo kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten… Por, ngjarjet në film marrin tjetër rrjedh…”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.