Horoskopi

Horoskopi: Femrat e këtyre shenjave i çmendin meshkujt

10:17 - 26.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa femra i bëjnë për vete meshkujt me sjelljet e tyre provokuese, ndërsa disa të tjera i joshin me thjeshtësinë e tyre.




Por ekzistojnë edhe disa femra që me feminilitetin që i karakterizon i bëjnë meshkujt që të çmenden pas tyre.

Sipas horoskopit femrat më të parezistuesshme në sytë e meshkujve i përkasin këtyre tri shenjave:

Dashi

Femrat që i përkasin shenjës së Dashit njihen si impulsive. Dashi ka një imagjinatë fantastike të udhëhequr nga adrenalina që ka në gjak. Mund të themi që ka dhe një imagjinatë të shfrenuar. Besnikëria nuk është karakteristika e saj e fortë dhe dalluese, kështu që një marrëdhënie me një grua të tillë premton shumë variacion. Gjithçka e saj është joshëse.

Luani

Femra që i përket shenjës së Luanit bën gjithçka për të fituar dhe për të kënaqur partnerin e saj. Kjo është mënyra e saj për të treguar vlerat që ka, mirësinë, bukurinë dhe pasionin. Burrat dorëzohen lehtësisht në joshjen e saj. Duke treguar interes për të, një natë e zjarrtë dashurie i pret burrat me një grua Luan. Ajo nuk është romantike, përkundrazi, dashuron në mënyrë energjike duke përdorur fjalë dhe emocione që nxisin kënaqësinë tek burrat.

Akrepi

Femra që i përket shenjës së Akrepit është një pushtuese eksperte e zemrave të burrave. Nuk ka komplekse, është shumë e lirshme, e hapur dhe ka një pasion agresivë. Është e predispozuar ndaj mungesës së besnikërisë. Joshëse dhe misterioze, një femër Akrep ndez tek burrat një pasion të pafund. Është në kërkim të marrëdhënieve që i sjellin kënaqësi trupore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.