OPINION

Pse po i stërvit shteti!!!

07:30 - 29.10.18 Fisnik Ziçishti
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jemi në vitin 2018 dhe Shqipëria ka një dekadë që është futur në NATO, të gjithë e ëndërronim këtë ditë, të majtë dhe të djathtë si myslimanë dhe krishterë. Forcat e Armatosura Shqiptare kanë drejtimin e disa operacioneve paqeruajtëse në krah të partnerëve që luftojnë terrorizmin në vendet, të cilat janë në krizë dhe ne si shtet krenohemi me ta. Ushtaraket tanë shembullorë janë të barabartë në kryerjen e detyrave taktike operacionale me vendet e tjera të Aleancës dhe ia kanë dalë shumë mirë në kryerjen e detyrave, ashtu siç na shkon në shqiptarëve për shtat si bijtë e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit. Po ashtu edhe pjesëtarët e Rojës Bregdetare Shqiptare luftojnë çdo ditë kontrabandën në ujërat tona territoriale dhe shpëtojnë jetë njerëzish në operacionet SAR. Po vallë çfarë i mundon ata që kthehen në bankën e të akuzuarve? Kanë qenë të shumta rastet në këto vite që ushtarakët tanë nën uniformë apo të liruar prej saj kanë qenë të përfshirë në vrasje dhe në vjedhje dhe kjo ka disa arsye dhe unë po i rendis si me poshtë: gjendja ekonomike zë vendin kryesor. Po t’i krahasojmë me vendet partnere të NATO-s një ushtarak shqiptar merr minimalisht tri herë me pak pagë mujore se një koleg i tij, i cili është pjesëtar i forcave të NATO-s. Ushtarakët tanë për të nxjerrë shpenzimet mujore dhe t’i plotësojnë kushtet familjeve të tyre janë të detyruar të bëjmë dy punësim si bodyguard në klubet e natës apo diku gjetkë. Janë të shumtë ata që kanë dalë në lirim si pasojë e ligjit të gradave për mos avancim në karrierë dhe si të papunë, në shumicën e rasteve janë gjendur në mes të rrugës duke u marrë me gjëra të jashtë ligjshme dhe janë vënë para drejtësisë, disa prej tyre edhe kanë dezertuar në vendet e tjera të NATO-s. Shteti shqiptar po humbet shumë, po humbet ata filiza, të cilët i ka stërvitur nder vite dhe po i kthen ata në vrasës e kriminelë kjo nuk është aspak gjë e mirë pasi ne po humbim e humbim çdo ditë ne po humbim pjesën me të pastër të shoqërisë po humbim ushtarakët shqiptarë po humbim ata që deri dje jemi krenuar prandaj dikush duhet të reflektojë dhe të thotë: STOP!





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.