LIFE STYLE

Sa herë mund të veshësh rrobat para se t’i lani

17:21 - 05.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhinset
Një temë e rregullt e bisedës është se sa shpesh duhet të vishni xhinset para se t’i lani ato. Prindërit tuaj do të thonë se ju duhet ta bëni atë çdo herë, madje edhe pas një të veshure, por ajo që këshillohet është të lahen 5 deri në 6 herë pasi i keni veshur, sepse nëse i lani më shpesh atëherë xhinset do të humbasin ngjyrën dhe do të prishen më shpejt.




Bluzat
Ju duhet t’i lani ato pas çdo të veshure, sepse bluzat janë në një kontakt shumë të ngushtë me lëkurën tuaj dhe absorbojnë pjesën më të madhe të djersës. Përjashtimi i vetëm është nëse i keni veshur për një orë ose më pak.

Fustanet
Nuk ka nevojë të lani fustanet pas çdo të veshure, sepse kjo mund të shkatërrojë pëlhurën dhe ngjyrën e tyre, veçanërisht nëse mbani një këmishë nën të. Por nëse keni qenë të veshur me një fustan gjatë një dite të nxehtë gjatë verës, është më mirë të lani pas një përdorimi.

Reçipetat
Këshillohet të lahen pas 4 të veshurave, ku këtu nuk përfshihen ato të sportit, të cilat duhen larë pas çdo të veshure.

Pizhamet
Era e keqe e pizhameve të pista mund të prishë gjumin tuaj të qetë dhe të bëjnë të ndiheni të lodhur. Kujdesuni për gjumin tuaj dhe mbani pizhamet tuaj të pastra. Është gjithmonë më mirë të bini dush para se të flini, dhe në këtë rast mund t’i përdorni ato deri në 4 herë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.