LIFE STYLE

Shihni ëndrra me seks? Ja kuptimi i tyre

15:00 - 08.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ju ka ndodhur të shihni ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale. Por a e keni pyetur veten se çfarë kuptimi ka kur kryen marrëdhënie seksuale në gjumë?




“Cosmopolitan” ka kontaktuar me psikoterapisten Hilda Burke, e cila shpjegon se ëndrrat e seksit ka raste që nuk kanë të bëjnë fare me seksin dhe është një mënyrë për të zbuluar të tjera emocione.

Seks me shefin

Nëse shikon në ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale me shefin, edhe pse një gjë të tillë as që e ke çuar ndërmend, Hilda tregon se je një person që mendon shumë për karrierën tënde. Madje, thellë brenda veten e sheh si një mundësi sadopak të vogël për të ngjitur shkallët e karrierës sa më parë.

Seks me dikë që i përket të shkuarës

Kujdes! Sipas Hildës, ky person është një pjesë e rëndësishme e juaja dhe e keni shumë të vështirë ta harroni. Pra, edhe përse jeta juaj ka marrë rrjedhën e saj, mendja dhe e pavetëdijshmja shkon atje, tek ai/ajo.

Seks me një person të famshëm

Kur sheh në ëndërr se po kryen marrëdhënie seksuale me një person të famshëm, tregon se ti ëndërron perfekten në një lidhje.

Seks me dikë tjetër dhe jo me partnerin

Kur sheh në ëndërr se po tradhton partnerin nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk je e lumtur në këtë lidhje, apo nuk e dashuron atë. Por në rastet, kur shihni në ëndërr atë djalin/vajzën që është i paparë në palestër, atëherë duhet ta sqaroni mirë këtë histori, sepse po ju flet e pavetëdijshmja.

Seks me një person të së njëjtës gjini

Edhe përse nuk jeni të tërhequr seksualisht, nga persona të së njëjtës gjini, Hilda shpjegon se duhet ta studioni mirë këtë histori dhe se çfarë përfaqëson për ju ai person. Pra, nëse shihni shefen femër, atëherë adhuroni pjesë të karakterit të saj si pavarësia, suksesi dhe inteligjenca, të cilat aspironi t’i keni edhe ju.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.