LIFE STYLE

Problemet me shtatzaninë, Michelle Obama: Vajzat u ngjizën me fekondim artificial

10:39 - 10.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ka folur ditën e djeshme premten për librin e saj të ardhshëm, ndërsa ka zbuluar vështirësitë që ka pasur në martesë dhe shtatzëni.




Në librin “Becoming”, Obama zbulon se ajo ka pasur abort dhe se ka përdorur fertilizimin vitro për të lindur dy vajzat, Malia dhe Sasha, të cilat janë respektivisht 17 dhe 20 vjeç.

Obama, duke folur në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC, ka pohuar se “është ndjerë e humbur dhe e vetmuar” pas abortit, 20 vjet më parë.

Zonja Obama u shpreh se ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Barack Obama, kanë kërkuar po ashtu terapi për çifte.

“U ndërgjegjësova se isha 34 vjeç”, – ka thënë Michelle, e cila ishte dukshëm në formë të shkëlqyer në intervistën e saj që pritet të transmetohet të dielën.

“Duhet të përdornim fekondimin artificial, sepse trupi ka orët e tij biologjike.”

Të martën pritet të dalë në libraritë amerikane “Becoming”, libri me kujtime të Obama-s, i cili do të nisë nga Chicago një tur promovimi, i denjë për një yll rroku dhe do të vazhdojë në 10 qytete.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.