Horoskopi

Horoskopi i javës 12-18 nëntor

12:23 - 12.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Të lindurit nën shenjën e Dashit, kjo është një javë në të cilën ju do të kërkoni një zgjidhje diplomatike për kontradiktat tuaja me njerëz të cilët i përkasin shenjës së Binjakëve, Ujori ose Peshores. Mund të jenë njerëzit të cilët ju i keni njohur kohët e fundit. Çështjet tuaja financiare me përfaqësuesit e shenjave të Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës do të kenë një zhvillim të favorshëm. Këtë javë, shumë prej jush do të bëjnë blerje paraprake të lidhura me një fëmijë ose një të ri në familje. Gjatë javës, do të keni vështirësi në realizimin e planeve tuaja për punën, pasi rrethana të ndryshme do t’ju shkaktojnë vështirësi. Është e mundur që qëndrimi i kolegëve, klientëve apo menaxherëve tuaj t’ju ofendojë ose t’ju zhgënjejë. Nëse jeni të përfshirë në një padi, këtë javë do të përjetoni vonesa ose shtyrje të seancës gjyqësore. Një zbulim i papritur i një intrigë apo shpifje që ndikon direkt tek ju do të jetë shkak i telasheve në marrëdhënien tuaj me njerëzit me të cilët ju jeni në kontakt të përditshëm.

Demi

Të lindurit nën shenjën e Demit, këtë javë do të keni biseda apo angazhime financiare lidhur me një grua. Veprimet tuaja në lidhje me të mund të shkaktojnë nevojën për reflektim dhe vendimmarrje. Këtë javë mund të shtyni për një sërë arsyesh një takim të paracaktuar ose angazhim me një vajze ose një gruaje të re. Në të njëjtën kohë, megjithatë, mund të takoni një grua që nuk e keni parë për një kohë të gjatë. Gjatë javës ju do të merrni një larmi lajmesh të rëndësishme në lidhje me miqtë tuaj. Ata mund t’ju ftojnë ose t’ju bëjnë një sugjerim që do të jetë i dobishëm për shtëpinë ose familjen tuaj. Java do të jetë e favorshme për harmonizimin e marrëdhënieve familjare që janë të kërcënuara nga një ndarje ose divorc. Tani do të gjeni mënyra diplomatike për të zbutur kontradiktat me partnerin tuaj. Disa prej jush do të jenë të kënaqur me përfitimet që do të marrin nëpërmjet prindërve, trashëgimisë dhe më shumë.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakëve, këtë javë do të përjetoni shqetësime në jetën tuaj personale por që mund të zgjidhen relativisht shpejt. Më të paparashikueshme do të jenë marrëdhëniet e dashurisë me një partner të lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqit. Këtë javë do të përjetoni një ëndërr të çuditshme për një njeri. Ju do të jeni në gjendje të përfitoni në një farë mënyre nga veprimi ose sugjerimi i një njeriu që do t’ju mbështesë në një kohë të vështirë ose do t’ju japë një shans për të dalë nga një krizë personale, profesionale ose financiare. Kjo javë nuk do të jetë e mirë për të udhëtuar. Nëse duhet të udhëtoni, tregohuni të kujdesshëm dhe të përgatitur për çdo situatë. Gjatë këtyre shtatë ditëve, mund të shqetësoheni për një ngjarje ose lajme që vijnë nga një vendndodhje tjetër. Ju do të përjetoni konflikt me një djalë apo një të ri lidhur me një dokument financiar, shpenzime ose marrëdhënie të tjera financiare. Java do të jetë e veçantë në drejtim të arritjes së suksesit të konsiderueshëm për meshkujt në moshën 35 vjeçare.

Gaforrja

Të lindurit nën shenjën e Gaforres, këtë javë ju do të kërkoni mendime rreth veprimeve ose vendimeve të një djali ose të një të riu, me gjasë një prej të afërmve tuaj. Është e mundur që ky person të ketë synime të ndershme për të arritur diçka në jetë, por ju patjetër që do të dyshoni për veprimet e tij. Thashethemet apo intrigat e kësaj jave, të lidhura me një mik të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit do të jenë rast për biseda me miqtë ose të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me njohjet e reja me personat e lindur nën një prej këtyre tri shenjave para se të filloni të besoni. Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të keni rastin të shijoni suksese, ngjarje ose tubime të veçanta, por gjithashtu do të përjetoni një emocion të veçantë për zgjidhjen e një problemi serioz për ju. Gjatë javës ju do të përjetoni ose përfitoni nga suksesi i një njeriu të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të arrijnë rezultate dhe arritje të rëndësishme falë disa njohjeve të reja. Teksa meshkujt nën 35 vjeç do të marrin një ftesë ose ofertë që nuk duhet të nxitojnë, ta pranojnë ose ta refuzojnë. Mendohuni në fillim, pastaj vendosni.

Luani

Të lindurit nën shenjën e Luanit, këtë javë ju do t’ju kërkohet të kushtoni shumë më tepër vëmendje në çështjet tuaja financiare, veçanërisht të zgjidhni një problem që ka lindur gjatë javës së kaluar. Mundohuni të mos e thelloni këtë problem, por të dilni nga situata me pak humbje. Është e vështirë të deshifrohen planet e kësaj jave për një vajzë apo një grua të re. Ju mund të prisni që ajo të pendohet për veprimet ose zgjidhjet e bëra në të kaluarën. Java do të jetë e mirë për të diskutuar aktivitete të ndryshme familjare që lidhen me biznesin, detyrat e shtëpisë dhe më shumë. Shumë prej tyre do të vizitojnë një institucion shtetëror, bankar apo ndonjë institucion tjetër të rëndësishëm për çështje të rëndësishme familjare. Gjatë javës, mund të hasni probleme me udhëtimin për të parë një fëmijë ose një të ri në familje. Femrat duhet të mbrohen nga humbja ose vjedhja, si në vende publike, ashtu edhe në sende personale ose në informata lidhur me punën e tyre.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës, këtë javë do të ndiheni të dëshpëruar ose të trishtuar pa pasur ndonjë arsye serioze. Gjëja e mirë është se disa ngjarje konkrete shumë shpejt do t’ju nxjerrin nga këto gjendje pesimizmi dhe do t’ju japin optimizëm dhe shpresë për disa përvoja të veçanta. Kjo javë mund t’ju habisë me para të papritura ose një propozim për të ardhura shtesë. Këtë javë, paratë e papritura në buxhetin e familjes janë të mundshme nëpërmjet të afërmve të tjerë ose burimeve të tjera. Shumë do të duhet të zgjidhin një problem të pronës apo familjes që ka gjasa të ndodhë këtë javë. Për fat të keq nuk ka asnjë shenjë të zhvillimit të saj të favorshëm. Të paktën jo gjatë kësaj kohe. Jeta juaj e dashurisë do të zhvillohet pa asnjë ndryshim të veçantë, edhe pse është e mundur që një grua të ketë një ndikim të favorshëm ose të veçantë në marrëdhënien tuaj. Duke vepruar kështu, ajo mund të krijojë ndjenja pozitive në marrëdhënien tuaj. Femrat mbi moshën 35 vjeç do të vendosin për një aferë aktuale ose të kaluar të dashurisë.

Peshorja

Të lindurit nën shenjën e Peshores, këtë javë do të udhëtoni me një burrë ose do të ndiqni zhvillimin e ngjarjeve të rëndësishme në jetën e një burri nga rrethi juaj i të afërmve, kolegëve ose miqve. Ju do të impresionoheni me lajme për një burrë të lindur nën shenjën e Binjakëve, Peshores ose Ujorit që jeton në një vendbanim tjetër. Kjo javë do t’ju sjellë një zhvillim të suksesshëm të projekteve dhe ideve tuaja, edhe pse tensioni do të jetë mjaft i lartë. Mos u stresoni, por me guxim shkoni përpara, sepse ju keni ecur përgjatë rrugës së një ndryshimi të suksesshëm për ju. Gjatë javës shumë do të gëzojnë para ose një dokument financiar që do të vijë përmes një burri. Këtë javë mund të merrni lajme të pakëndshme për dikë që ka qëndruar në shtëpinë tuaj ose që është pjesë e rrethit tuaj të të afërmve të ngushtë ose të largët. Disa prej jush do të angazhohen në një dokument, kontratë ose detyrë tjetër të rëndësishme që lidhet me një pronë të trashëguar ose me pronën që merrni me qira. Meshkujt do të tregojnë më shumë bujarinë për partnerin aktual të tyre. Kjo javë do të jetë mirë për të udhëtuar, veçanërisht nëse ka lidhje me disa biznese apo çështje financiare.

Akrepi

Të lindurit nën shenjën e Akrepit, këtë javë do t’ju duhet të zgjidhni një problem të brendshëm, ose një problem me një makinë private ose me një pronë që zotëroni. Përpiquni të mos mbështeteni në ndihmën e miqve, sepse rezultati i veprimeve të tyre nuk do t’ju pëlqejë. Kjo mund të shkaktojë një konflikt të pakëndshëm dhe të ndikojë në marrëdhënien tuaj. Pritshmëritë për ndonjë të ardhur të veçantë këtë javë nuk do të realizohen. Ju ndoshta keni shpresa joreale apo premtime që do të mbeten të pazgjidhura. Në përgjithësi, në punët tuaja financiare, tregohuni më të kujdesshëm dhe ruhuni nga gabimet ose përpjekjet për të mashtruar. Gjatë javës do të përjetoni një lloj ndarjeje me një person të lindur nën shenjën e Bricjapit, Virgjëreshës ose Dashit; teksa arsyet për këtë ngjarje mund të jenë të ndryshme. Këto mund të përfshijnë largimin e një kolegu, largimi nga fqinjët, zhvendosjen në një qytet apo vend tjetër larg miqve ose të afërmve dhe të tjerëve. Gjatë kësaj jave, kujdesuni për marrëdhënien tuaj me një vajzë apo një grua të re.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit, këtë javë të papunët do të jenë në gjendje të fillojnë një punë të re dhe madje të ndjehen të lumtur për të qenë në një ekip të mrekullueshëm. Në përgjithësi, java tregon zhvillimin e suksesshëm të projekteve të filluara tashmë, aktiviteteve profesionale ose të biznesit dhe të tjerave. Kjo javë do të ketë një efekt pozitiv në kurimin e të afërmit tuaj që ka një problem shëndetësor. Java do të jetë e dobishme për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet familjare që kanë krijuar ankth për stabilitetin e martesës tuaj. Këtë javë ndoshta do të ndiqni një takim të lidhur me fëmijët. Java do të jetë e favorshme për të marrë një vendim të rëndësishëm ose për të bërë një ndryshim në lidhje me një fëmijë apo të ri në familjen tuaj. Në këto shtatë ditë do të mendoni për dramën personale të një gruaje që njihni dhe do të dëshironi ta ndihmoni në një farë mënyre. Femrat mbi 35 vjeç do të jenë të prirura për panik të panevojshëm, ankth ose frikë për të ardhmen, e kështu me radhë.

Bricjapi

Të lindurit nën shenjën e Bricjapit, këtë javë ju mund të gëzoni një dhuratë ose një gjest vëmendjeje nga një njeri. Ajo që do të merrni do t’ju jepet me shumë dashuri, me respekt të madh ose në një rast të veçantë. Këtë javë, ju do të shpenzoni shumë energji tuaj në zgjidhjen e një problemi që do të lidhet me shtëpinë tuaj. Ky mund të jetë një problem i brendshëm dhe mund të ketë lidhje me pronësinë e shtëpisë ku jetoni. Këtë javë, mund të habiteni nga lajmet ose sugjerimet nga një vajzë apo një grua e re dhe mund të përpiqeni të kuptoni arsyen e veprimeve të saj. Dyshimi juaj do të vijë nga fakti se nuk ka rast të veçantë për veprime të tilla nga ana e saj. Nëse jeni të duruar, do të merrni përgjigjen në të ardhmen e afërt. Kjo javë do të jetë e dobishme për udhëtime që lidhen me punën tuaj të tanishme ose të ardhshme. Gjithashtu do të jetë e dobishme për marrëdhënie profesionale ose afariste me njerëz nga vende të tjera, ose nëse puna juaj lidhet me transportin, turizmin, komunikimin, mediat dhe të tjera. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç do të jenë në gjendje të gëzojnë një përfitim që do të jetë me rëndësi të veçantë për ta. Teksa femrat do të marrin një ftesë ose ofertë për të cilën do t’ju duhet ta mendojnë mirë para se të vendosin.

Ujori

Të lindurit nën shenjën e Ujorit, këtë javë do të habiteni nga ngjarje të papritura në jetën e një njeriu të lindur nën shenjën e Dashit, Luanit ose Shigjetarit, të cilën askush nuk mund të parashikojë paraprakisht. Marrëdhënia juaj me një person të caktuar në rrethin tuaj të miqve do t’ju mbushë me disa emocione negative për shkak të sjelljes, komenteve ose veprimeve të tjera negative të atij personi. Gjatë javës do të jetë e vështirë të fillomi një marrëdhënie të re të qëndrueshme, veçanërisht nëse kjo është një çështje dashurie. Përkundër disa rënieve emocionale dhe psikologjike gjatë javës, kjo javë do të shënojë arritjen e sukseseve që kanë rëndësi për zhvillimin tuaj. Ndihma dhe mbështetja e njerëzve të lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqit do t’ju pëlqejnë. Prandaj, pranoni me mirënjohje çdo ngjarje të tillë, sepse ajo ka qëllimin e vet në jetën tuaj.

Peshqit

Të lindurit nën shenjën e Peshqve, këtë javë ju duhet të angazhoheni seriozisht për të sqaruar marrëdhëniet e njerëzve që qëllimisht kërkojnë konfrontime me ju. Ajo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk duhet të toleroni ndonjë qëndrim të tillë ndaj jush. Këtë javë shumë do të kenë rastin të mblidhen në familjen e tyre ose në familjen e të afërmve, për një festë personale për një djalë apo një të ri. Gjatë javës, mund të gëzoni para, një dokument financiar ose të merrni një përfitim tjetër për fëmijën tuaj. Tregohuni të kujdesshëm në biseda sepse këtë javë do të ketë shumë paragjykime për të ardhmen tuaj ose ngjarjet që po zhvillohen aktualisht. Ju do të jeni të zhgënjyer me qëndrimin hipokrit të një gruaje të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Do të jetë një person i cili me çdo kusht do përpiqet të arrijë suksesin e tij personal, madje edhe me koston e dëmtimit tuaj në një farë mënyre. Kjo do të jetë një javë e mirë për martesë ose për organizimin e një evenimenti tjetër të rëndësishëm në familje për meshkujt e rinj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.