AKTUALITET

“Mësues ndihmës” në sistemin parauniversitar. Sa do rriten pagat

18:21 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

940 mësues ndihmës. Kjo është risia që parashikon qeveria. Në prezantimin e buxhetit të vitit 2019 për arsimin, shefi i qeverisë tha se do të ketë një rritje të pagës për të gjithë punonjësit e arsimit parauniversitar me 7 %. Sa i përket mësuesve ndihmës, ata do ju vijnë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta.




“Krahasuar me 5 vite më parë, buxheti i arsimit është rritur rreth 66%. A është një shifër e mjaftueshme? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që bëjmë për arsimin për një vend si Shqipëria që është në zhvillim. Është një shifër kuptimplotë. Ne do rrisim pagën e punonjësve të arsimit. Do përfitojnë 100% të gjithë punonjësit arsimit. Rritja e pagës do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 10 mijë dollarë që do shkojnë në familjet e mësuesve dhe arsimit para universitar në tërësi. Një rritje me 7%. Në vitin 2019 do kemi 940 mësues ndihmës. Nuk janë aq sa na duhet për të mbuluar nevojat e fëmijëve me nevoja të veçanta, por janë shumë më tepër se fare. Më vonë ne synojmë të kemi një mësues për çdo fëmijë me nevoja të veçanta. Gjithashtu do dhjetëfishojmë numrin e oficerëve të policisë në shkolla. Do mbyllim klasat kolektive. Në vitin 2019 do ketë libra falas edhe për klasat e pesta, ndërsa deri në fund të mandatit do të kemi libra falas deri te fëmijët e klasave të nënta”, deklaroi Rama.

Gjithashtu në fjalën e tij kruyeministri Rama deklaroi se në buxhetin e vitit 2019 do të ketë një rritje fondesh për kërkimin shkencor në universitetet publike si dhe do të finalizohet dhe bibloteka digjitale të universitetit që do ju vijë në ndihmë të gjithë studentëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.