Kryesore

Opozita paralajmëron qeverinë: Shembja e banesave te Astiri, vetëm mbi trupat tanë

21:14 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse preken shtëpitë e banorëve të Astirit, atëherë do të ketë përshkallëzim të protestave.




Paralajmërimi është bërë nga deputeti i LSI Endrit Braimllari, i ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, ku ka komentuar situatën e tensionuar të qindra familjeve, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Sipas Braimllarit, projekti i Unazës së Re është një tjetër aferë korruptive e qeverisë, ndërkohë që dëmshpërblimi i banorëve është i garantuar me ligj.

Por cila do të jetë lëvizja e opozitës në momentin që do të nisë shembja e këtyre banesave?

Prej më shumë se dy javësh, banorët e Astirit vazhdojnë protestat e tyre, duke u shprehur se nuk do të largohen nga banesat, nëse nuk marrin dëmshpërblimin me vlerë reale nga qeveria.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.