SHËNDET

Shenja që tregojnë se jeni prekur nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme

16:37 - 21.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër problemet që femrat mund të hasin janë sëmundjet apo infeksionet seksualisht të transmetueshme. Herë për fajin e partnerit e herë nga pakujdesia ndodh që dhimbjet apo pasojat të jenë mjaft alarmante, prandaj duhet të bëni kujdes. Këto janë disa shenja që mund të shfaqen kur ju jeni prekur nga një infeksion:




Shkarkim i çuditshëm për organizmin
Ju e dini se cila është norma e organizmit tuaj dhe nëse papritur diçka ndryshon, mbase trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë diçka. Çdo ndryshim në shkarkimin tuaj vaginal normal është një shenjë e infeksionit, qoftë në sasi, ngjyrë apo aromë.

Urinim i dhimbshëm
Urinimi është një nga gjërat themelore më të “bezdisshme” që duhet të bëjmë çdo ditë. Kur organi gjenital djeg bëhet akoma më e bezdisshme dhe mbase ka ardhur momenti të takoni doktorin. Shenjat e djegies apo dhimbjes mund të shkaktohen nga një inflamacion në zonën tuaj gjenitale ose rrugët urinare, gjë që mund të jenë rezultat i një infeksioni ose i një sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Plagë
Menjëherë pasi infektoheni fillojnë të zhvillohen plagë, të cilat nuk shkaktojnë dhimbje. Këto shfaqen në vendin e saktë të infeksionit, që mund të jetë vagina, goja ose anusi.

Skuqje të ashpra ose puçrra të kuqe
Femrat që janë infektuar do të fillojnë të kenë skuqje të lëkurës ,ndonjëherë në pëllëmbë, në pjesën e sipërme të këmbëve ose në bust.

Dhimbje gjatë seksit
Jo çdo lloj seksi është i mirë, por të paktën nuk duhet të jetë i dhimbshëm. Gratë që kanë marrë një infeksion fillojnë të kenë pakënaqësi ose dhimbje gjatë aktit seksual dhe kjo ndodh sepse indet e vaginës dhe mitrës janë infektuar dhe janë bërë tepër të ndjeshme.

Dhimbje barku
Nëse filloni të keni dhimbje barku të cilat nuk ngjajnë shumë me dhimbjet para menstruale ndodh sepse mitra juaj është infektuar. Nëse nuk largohet me qetësues atëherë duhet të vizitoheni te mjeku.

Ndryshim ndërmjet periodave
Disa lloje sëmundjesh seksualisht të transmetueshme shkaktojnë gjakderdhje në periudha të ndryshme kohore që nuk kanë të bëjnë me menstruacionet dhe kjo ndodh sepse mitra është infektuar. Sëmundje si klamidia ose gonorrhea kanë simptoma të tilla , prandaj do të ishte mirë të këshilloheshit me mjekun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.