AKTUALITET

Projekti i Unazës së Re, Lame: Këto janë pronat që nuk do dëmshpërblehen

22:44 - 22.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i ALUIZN-it, Artan Lame në një lidhje për emisionin “Open” u është përgjigjur banorëve të “Unazës së Re”, duke u shpjeguar se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre që përfshihen në projekt.




Ai theksoi se persona që kanë banesat të legalizuara do të shpronësohen sipas ligjit, ndërsa ato subjekte që janë në proces legalizimi, nuk mund të marrë shpronësim dhe hyn në listën e qerasë .

“Ata që e kanë legalizuar do t’i ndihmojmë që të regjistrohen në hipotekë që të bëhet shpronësimi. Ndërsa ata që nuk e kanë legalizuar nuk mund të regjistrohen në hipotekë. Nëse Marsela ka certifikatën, të rrijë e qetë se do dalë VKM e shpronësimit.

 Ndërsa subjekti që ka regjistruar në hipotekë, do të marrë paratë e tokës. Subjekti 5 që është në proces legalizimi, nuk mund të marrë shpronësim dhe hyn në listën e qerasë. Secili nga 200 e ca subjekte do të marrë një lajmërim nëse janë në kushte për shpronësim ose për qera afatgjatë”, tha Lame.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.