AKTUALITET

Identifikohet shqiptari i vrarë nga policia greke në Janinë

16:41 - 23.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit në Shqipëri konfirmoi se shqiptari i vrarë në Janinë është 39 vjeçari Altin Mulla, banues në Fushë-Verri, Delvinë.




Në deklaratë thuhet se Policia e Shtetit është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.

 Ndërkohë që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po kryen hapat e nevojshme me autoritetet homologe greke, Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar“, thuhet gjithashtu në reagim.

Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat në kuadër të bashkëpunimit diplomatik dhe policor dypalësh, për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.

Mësohet se Mullaj ka qenë i dënuar më parë për një vrasje në Tiranë Altin Mulla ishte i evidentuar si person me precedent kriminal ne vitin 2004. Më datë 13.03.2006 është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 16 vjet e 8 muaj burg per vepren penale “Vrasje me dashje”
Ai është arrestuar më 30.10.2005 dhe është liruar me datë 03.08.2018 nga IEVP Peqin ku vuante dënimin për plotësim afati.

Gjithashtu bëhet me dije se Mullaj është vëllai i një ish-oficeri policie, edhe ai ish i dënuar me burg.

Operacioni

Dje pasdite, pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit, Janine, efektive të seksionit të luftës kundër drogës të Janinës, duke lëvizur me këmbë në zonën e Visani, Pogon, janë qëlluar me armë zjarri Kallashnikov.
Efektivet e policisë greke iu përgjigjen të shtënave dhe si pasoje e shkëmbimit të zjarrit mbeti i vdekur 39 vjeçari si dhe u plagos një efektiv policie.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri Kallashnikov. Efektivi i plagosur ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” në Janine. Vijon operacioni për kapjen e trafikanteve të tjerë dhe mbledhjen e materialit hetimor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.