AKTUALITET

Plagosja e polices, identifikohet personi që hodhi kapsollën. Priten arrestime

16:04 - 23.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i personave që u arrestuan për shkak se protestuan në mënyrë të dhunshme përballë parlamentit paraditen e së enjtes, pritet të rritet.




Veç 11 të prangosurve, policia ka identifikuar persona të tjerë që sulmuan me kapsolla e sende të rënda uniformat blu, të angazhuar me ruajtjen e sigurisë. Mes tyre ndodhet edhe personi që hodhi kapsollën në drejtim të efektives Ina Nuka, që mbeti e plagosur rëndë.

“Nga tërësia e veprimeve, përfshi edhe këqyrjen e pamjeve filmike , Policia e Tiranës dyshon për një të ri se mund ta ketë hedhur kapsollën në drejtim të punonjëses së policisë. Po vijon puna për këqyrjen e pamjeve filmike , marrjen e dëshmive për të bërë identifikimin jo vetëm të personit që hodhi kapsollën në drejtim të polices por edhe të personave të tjerë të dhunshëm që kanë hedhur lendë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë”, tha një burim për Gazetën Shqiptare.

Ekspertët kriminalistë kanë konstatuar se kapsollat që u përdorën të enjten kishin një përmbajtje shumë të lartë baruti, ndryshe nga mjetet e zakonshme piroteknike. Një verifikim tjetër po kryhet edhe për mënyrën sesi protestuesit i kanë siguruar këto kapsolla që u përdorën dhe hodhën në masë ndaj policisë.

Për protestën e fundit ku mbetën të lënduar 12 efektivë dhe disa protestues edhe Avokati i Popullit ka nisur një hetim për të parë nëse ka patur tejkalim të kompetencave nga ana e institucioneve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.