Kronikë

Policia greke: Si u vra shqiptari në kufi

09:12 - 23.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Plot 166 kg kanabis ka sekuestruar policia greke, në një operacion të zhvilluar pasditen e së enjtes në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë.




Sipas deklaratës zyrtare të policisë, një 39-vjeçar shqiptar është vrarë, pas përplasjes me armë të trafikantëve të drogës me efektivët. Po ashtu dhe një polic grek është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptarët u pikasën në një fushë në Vissani dhe pas paralajmërimit hapën menjëherë zjarr ndaj policisë. Veç sasisë së drogës autoritetet greke gjetën dhe 2 kallashnikov, ndërsa aksioni vazhdon pasi ka dyshime se tre shqiptarë të tjerë kanë qenë të përfshirë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.